Njihuni me sëmundjet që vijnë nga të ushqyerit keq dhe kujdesi që duhet të tregoni
Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 18 May 2021
Kequshqyerja përkufizohet si një çrregullim që prek ushqyerjen dhe ka të bëjë me një shqetësim serioz shëndetësor. Ky çrregullim ndahet në dy kategori: ushqyerja e pakët dhe e tepërt. Ushqyerja e pakët ka të bëjë me sasi të kufizuara ushqyesish, përthithje e dobët e tyre ose humbje e madhe e tyre.
Kequshqyerja që lidhet me sëmundjet mund të ndodhë tek pacientët që janë nën ose mbipeshë apo obezë. Ky problem mund të nxisë një reagim inflamator që ndikon tek oreksi, metabolizmi, tretja, gëlltitja, përtypja e të tjerë. Për pasojë, sasia e pakët e ushqyesve ndikon tek imuniteti duke i çelur rrugën sëmundjeve dhe infeksioneve.
Sëmundjet Kronike Dhe Kequshqyerja
Njerëzit e prekur nga sëmundjet kronike të veshkave janë më të rrezikuar nga kequshqyerja. Në shumë raste ata vuajnë nga rënia e oreksit, problem me tretjen dhe kanë vështirësi në përtypje dhe gëlltitje. Ata nuk i gëzohen dot ushqimit dhe nuk e shijojnë atë. Pacientët që kryejnë dializën kanë nevoja më të mëdha për kalori dhe proteinë, në të kundërt, trupi përdor depozitat muskulare si burim proteinash. Kjo do të shkaktojë dobësim të muskujve dhe rënie nga pesha. Rrjedhimisht, rimëkëmbja dhe shërimi nga sëmundjet bëhet më i vështirë.
Simptomat e Kequshqyerjes
Një prej simptomave më të forta të kequshqyerjes është rënia e paqëllimshme nga pesha.
Rënia nga pesha është shqetësuese nëse ju humbisni 5-10 përqind të peshës trupore në harkun kohor të tre deri në 6 muaj.
Simptoma të tjera përfshijnë:
Dobësim muskular,
Plogështi e vazhdueshme,
Probleme me humorin,
Dobësim të imunitetit dhe prekje të shpeshta nga infeksionet dhe sëmundjet. Tek fëmijët, kequshqyerja ndikon tek rritja dhe zhvilimi i tyre. Një fëmijë i ushqyer keq është i irrituar, i plogësht ose në ankth.
Si Të Parandaloni Kequshqyerjen
Një problem i tillë mund të zgjidhet vetëm falë bashkëpunimit me një ekspert ushqimor, i cili mund të tregojë rrugën e saktë për rritjen e sasisë së kalorive dhe proteinave. Megjithatë, ju mund ta parandaloni atë duke konsumuar më shumë fruta dhe perime, ushqime me niseshte, produkte bulmeti, peshk, legume e vezë.
Të tjera
-
Kosova shënon rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga Reporterët Pa Kufij
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se Kosova ka shënuar regres alar...
-
Erdogan e quajti Netanyahun “Hitler”, Turqia ndalon tregtinë me Izraelin! Kryeministri Izraelit: Ai po mban në burg gazetarë e kryen gjenocid ndaj…
Turqia ka pezulluar të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të ofensivës së ...
-
Aksident i frikshëm! Shoferi harroi të vendoste frenat e dorës, kamioni pa kontroll plagos 29 nxënës/PAMJE
Një aksident i tmerrshëm që plagosi rëndë 29 nxënës të moshës 9 deri në 16 vj...
-
Avokatët e ish-presidentit Trump fillojnë sulmin ndaj ish-avokatit të tij Michael Cohen
Avokati mbrojtës i ish-presidentit Donald Trump përgatiti të enjten terrenin ...
-
Publikohet raporti për performancën e qeverisë rreth prokurimit
Initiativa për Progres (INPO) sot do të publikojë raportin “Performanca e Qev...
-
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot i vranët dhe ...
-
8 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA
Sot bëhen 8 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA. Me 28 vota pro, 24 kun...
-
Sot shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Misio...
-
Kusari ‘godet’ Tërnavën: S’mundet me ia imponu Kuvendit orientimin fetar
Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka fo...
-
Kusari-Lila garanton që Dejona Mihali nuk shkruan fjalime për deputetët e VV-së
Mimoza Kusari- Lila, shefe e Grupit Parlamentar të VV’së, në “Pressing” të T7...
-
Themelohet shoqata sportive e Policisë së Kosovës
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka ndërmarrë in...
-
Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT priti në takim, zv. Ambasadorin e Republikës Federale Gjermane
Ndër të tjera Kryeshefi informoi zv. Ambasadorin rreth përgatitjeve për imple...