Konjufca i reagon Gashit për Albulena Haxhiun: Kujdes fjalorin, sidomos me zonjat
Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 17 May 2021
Shefi i GP-së së LDK-së, Arben Gashi, në fjalën e tij e ka përgëzuar ndryshimin e sjelljes së Albulena Haxhiut, ndaj siç ka thënë institucioneve të vendit.
Ai ka thënë se nuk e ka ndërmend me qenë agresiv me Albulena Haxhiun, pasi ajo ka pësuar zhvillim në aspektin e pranueshmërisë së institucioneve.
“Se kam njet me kanë shumë agresiv me Albulenën sepse po shoh se ka pas një zhvillim shumë të mirë në aspektin e pranueshmërisë së institucioneve dhe kuptimin e tyre. Pra është një zhvillim pozitiv për të cilin e përgëzoj dhe po e kupton tash më mirë sesa e rëndësishme është bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë se sistemi nuk qenka aq I korruptuar se paska institucione se ckado që thojnë duhet me i pranu pa dyshime e pa diskutim të cilat janë të besueshme. Ky është zhvillim pozitiv për të cilin zonjën Haxhiu e përgëzoj”, ka thënë Gashi ndër të tjera në Kuvend, transmeton Gazeta Express.
Por, pas përfundimit të fjalës kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka reaguar Arben Gashit duke i thënë kujdes fjalorin sidomos me zonjat.
“Kujdes fjalorin sidomos me zonjat se zonja Haxhiu nuk ka bërtit në këtë Kuvend, por zakonisht ka diskutu”, tha Konjufca në Kuvend, transmeton Gazeta Express.
Më pas në Kuvend plasën të qeshurat.
E fjalën e mori ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e cila ia shpjegoi deputetit Arben Gashi se si ka rrjedhur ky “ndryshim”.
“Duhesh me dallu z.Gashi rolin e opozitës me atë se kur je në pushtet ose në qeveri. Sepse kur je ne opozitë nuk ki fuqi me o bo ndryshimet që i synon, kur je në qeveri padyshim që ke mundësi me adresu ndryshimet që i synon”, tha ajo, transmeton Gazeta Express.
Më pas Arben Gashi tha se argumenti duhet të jetë i fortë dhe toni i butë.
“Të folurit me zë të lartë, argumenti duhet të jetë i fortë dhe toni i butë…Unë mendoj që vendi ka nevojë për qetësi dhe sidomos të qeverisë dhe qeverisjes dhe ka nevojë të diskutojë me seriozitet pasi reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme dhe duhet ta bëjmë bashkë”, tha Gashi ndër të tjera.
Të tjera
-
Dy të vdekurit ishin bashkë në motor, dyshohet se i përkasin moshës së re
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Dy të vd ekur si pasojë e një aksidenti në mes të një motori dhe një veture në Shirokë të Suharekës
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Shtëpi, banesë, tokë, ara, pyje e livadhe, kjo është pasuria e drejtorit të Policisë së Kosovës
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka një pasuri t...
-
Kjo është pasuria e ministrit Arben Vitia
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për ...
-
A ka marrëveshje mes VV-së dhe PDK-së, kështu përgjigjet Arben Gashi
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se ka q...
-
Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK),...
-
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi: Kosova vatër serbe që nuk do ta lëmë
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije e ka përmendur Kosovën ...
-
Aktori i njohur i humorit pranon Islamin?
Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të njohur të humorit, afirmuar e bërë e...
-
72 vjeçarja nga Kumanova mashtrohet nga shitësit e druve, raporton rastin në polici
MPB në Maqedoninë e Veriut njoftoi se një grua nga Kumanova 72 vjeçare ka rap...
-
Protestë më 1 maj, Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK),...
-
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi: Kosova vatër serbe që nuk do ta lëmë
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije e ka përmendur Kosovën ...
-
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka deklaruar pasurinë në Agjencinë...