Mblidhet për herë të parë Komisioni Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës
Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 08 May 2021
Komisioni Hetimor zhvilloi mbledhjen e parë ditën e sotme për të hetuar shkeljet kushtetuese të kryera nga presidenti Ilir Meta.
Mbledhja u zhvillua në ambientet e Kryesisë së Kuvendit nën drejtimin e Alket Hysenit dhe nënkryetarit Myslim Murrizi, ku sekretare me votimin e të gjithëve u zgjodh Klotilda Bushka.
Kimete Berisha-Vitisë: A muj u çove Arben, a e din se Çun Lajçi jeton me të fala
-Advertisement-
Kryetari i Komisionit, Alket Hyseni është shprehur se gjithçka do të zhvillohet me gjakftohtësi duke u bazuar vetëm në Kushtetutë pa u ndikuar nga politika.
Ai gjithashtu theksoi se s’duhet të jepen deklarata në lidhje me presidentin pasi edhe koha prej një muaji është e shkurtër.
“Nuk është kënaqësi e madhe të ngrihet ky komision por ne duhet ta marrim me gjakftohtësi. Ndaj dhe këshilla juaj zoti Braho që të mos bëjmë komente pa vend vlen. Sot miratojmë një plan paraprak që nuk është përfundimtar. Do plotësohet nga sugjerimet e kolegeve mbledhjen tjetër. Është e drejtë e komisionit të thërrasë Presidentin, i cili mund të vijë. Kërkoj mirëkuptimin tuaj për deklaratat në lidhje me mbledhjen e këtij komisioni. Në përfundim të çdo mbledhje do të ketë një njoftim shtypi për mediat”, tha Hyseni.
Një nga anëtarët e Komisionit Hetimor i ngritur për presidentin Ilir Meta, Spartak Braho kërkon vendimet e Venecias në dispozicion dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese që kanë trajtuar marrëdhëniet me presidentin. Gjithashtu kërkon një fond të posaçëm për punën e komisionit.
Ai shtoi se të gjithë anëtarët duhet të tregohen të kujdesshëm sa i përket prononcimeve për presidentin e vendit.
“Ne s’duhet të prononcohemi për punën e Presidentit. Sa i takon planit të veprimit duam t’i shohim me video imazhet për të cilat akuzohet kreu i Republikës, duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm”, tha Braho.
Sekretarja e zgjedhur, Bushka ka kërkuar që të merren në shqyrtim opinionet e Venecias në lidhje me presidentin.
Ndërsa Myslim Murrizi ka kërkuar që të thellohen hetimet, duke kërkuar informacione edhe tek agjencitë ligj-zbatuese.
“Të kërkojmë informacion tek agjencitë ligj-zbatuese. Si e kanë para ata situatën. Duhet të kemi kujdes me materialet konfidenciale dhe jo të dalin në media. Do të na paragjykojmë sikur po bëjmë puç, apo sikur çfarë po bëjmë”, tha Murrizi.
Anëtarët e Komisionit Hetimor që do të hetojnë shkeljet kushtetuese të Metës janë: Alket Hyseni, Myslim Murrizi, Klotilda Bushka, Vasilika Hysi, Elena Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka, Arlind Çarçani, Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia dhe Eugen Bojaxhi.
Komisioni Hetimor u ngrit pas miratimit ditën e djeshme nga Kuvendi me 97 vota pro dhe 6 kundër.
Ky është komisioni i dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra.
Afati i punës së Komisionit Hetimor i ngritur nga Kuvendi pritet që të jetë një muaj, përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit.
Vendimi i shkarkimit të Presidentit duhet të mbështetet nga të paktën 2/3 e anëtarëve të Parlamentit.
Rend i ditës i mbledhjes së Komisionit Hetimor:
1.Konstituimi i Komisionit Hetimor të Kuvendit “Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë”
2.Deklarimi i qëllimit të ngritjes së komisionit me vendimin nr. 45 datë 07.05.2021 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
3.Zgjedhja e sekretarit për drejtimin e çështjeve administrative dhe teknike të Komisionit Hetimor
4.Miratimi i planit paraprak të hetimit
5.Çështje të tjera./T Ch/
Të tjera
-
Von Cramon: Serbia s’ka as një mundësi të ecë para pa i zbatuar detyrimet nga Marrëveshja e Ohrit
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë s...
-
Policia e Kosovës konfiskon rreth 20 metër kub dru në Podujevë
Të hënën patrulla kufitare e Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në K...
-
Rritet çmimi i hyrjes në Kullën Eifel
Këshilli i qytetit të Parisit ka rritur çmimin e hyrjes në Kullën Eifel për t...
-
Maqedonci: 28 baza ushtarake e 20 të xhandarmërisë serbe, jo shumë larg kufirit me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka dhënë alarmin për destabilitet në Bal...
-
SHBA dënon përpjekjet e Phenianit për lëshimin e një sateliti “spiun”
Përpjekja e Koresë së Veriut për të lëshuar një satelit të ri zbulues ushtara...
-
Kurti përkujton ushtarët e rënë amerikanë – roli i ushtrisë së SHBA për ndaljen e gjenocidit më 1999 i pazëvendësueshëm
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shënuar “Dita e Përkujtimeve”. Qëlli...
-
Haradinaj: Nën udhëheqjen e Aleancës, Pejës do t’i kthehet shkëlqimi i dikurshëm, si Lule e Dukagjinit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjes...
-
Ky është 26-vjeçari që vd iq në aksidentin në Mitrovicë
Qlirim Salihu është 26-vjeçari i cili vdiq sot si pasojë e një aksidenti mes ...
-
Te familja Mehmeti për vizitë, kafen në Leposaviq, Statovci publikon pamjet në veri me atmosferë 100% shqip
Deputetja e GUXO, Jeta Statovci, përmes një postimi në facebook ka bërë të di...
-
Quni: Mbetet edhe shumë punë deri në anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovoës, Anton Quni tha se avancimi i Koso...
-
“I kishte dhuruar libra në burg Kurtit”, kryeministri ftohet përsëri për të dëshmuar për gardianin serb të akuzuar për kri me lu fte
Këtë të hënë ka nisur gjykimi ndaj Dragisha Milenkoviç-it i akuzuar për krime...
-
Vdes drejtuesi i motoçikletës pas një aksidenti me një veturë në Mitrovicë
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçil...