Albin Kurti refuzoi takimin me Vuciq, vjen reagimi i parë nga LDK-ja
Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 28 April 2021
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë sot nga Brukseli se nuk do të marrë pjesë në takimin 11 majit me Aleksandër Vuciqin, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të paralajmëruar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Për këtë qëndrim të tij ka pasur reagime të shumta nga disa politikanë, organizata të ndryshme dhe persona të shoqërisë civile në vendin tonë.
Një reagim të shkurt për këtë e ka dhënë për Gazetën Online “Reporteri.net” edhe nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri.
“Nuk kam koment. Refuzimi i dialogut nuk është mjet i Kosovës”, tha Haziri për Reporteri.net.
Ndryshe, Albin Kurti ka nisur të mërkurën takimet zyrtare në Bruksel, në udhëtimin e tij të parë prej kur mori mandatin në krye të Qeverisë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Kurti, ka thënë sot para mediave në Bruksel se nuk do të marrë pjesë në takimin 11 majit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të paralajmëruar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
“Unë nuk mund të marr pjesë në takim për të cilin nuk e kam konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen, ajo që mund të ju konfirmoj është që do të vij në Bruksel për një drekë ose darkë pune të organizuar nga Komisionari Borrell, nga mesi i muajit maj, ku do të bëjnë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar Kurti.
Të tjera
-
Moti në Shqipëri do të jetë me vranësira dhe reshje të pakta pasdite
Rrymat e ngrohta subtropikale po dobësohen për shkak të një qendre ciklonike ...
-
Eurostat: Kosova me numrin më të ulët të të burgosurve në rajon
Gratë në Shqipëri kryejnë më pak krime se në të gjithë Europën. Në burgjet sh...
-
22 përfaqësues të Policisë së Kosovës u trajnuan nga DEA amerikane
Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashku...
-
Sot proteston SBAShK-u
Për 1 Maji-Ditën Ndërkombëtare e Punëtorëve do të protestohet. Sindikata e Ba...
-
Presidenti çek: Evropa duhet të përgatitet për zgjerim
Presidenti i Çekisë, Petr Pavel, ka mbështetur zgjerimin e Bashkimit Evropian...
-
34 vjet nga pajtimi i gjaqeve te Verrat e Llukës
Sot bëhen 34 vjet nga ngjarja e madhe për faljen e gjaqeve në Verrat e Llukës...
-
1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve dhe ky manifestim lindi ng...
-
Trump gjobitet 9 mijë dollarë, gjykatësi: Ai mund të burgoset nëse përsëritet shkelja e urdhrit
Gjykatësi, Juan Merchan, vendosi të martën se ish Presidenti Donald Trump shk...
-
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Bosnjën dhe Hercegovinën
Një tërmet i fuqishëm ka goditur zonën e Bosnjë-Hercegovinës rreth orës 05:38...
-
Tahiri: Raporti nuk e kushtëzon anëtarësimin e Kosovës në KiE me Asociacionin
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...
-
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Në fjalimin e tij të parë pas kthimit nga Nju Jorku, presidenti serb Aleksand...