Trajtimi mjekësor jashtë vendit, 6 milionë euro po mbulojnë vetëm 45 përqind të nevojave të qytetarëve
Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 27 April 2021
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar raportin e auditimit të performancës për administrimin e programit për trajtim mjekësor jashtë̈ institucioneve shëndetësore publike. Aty u tha se shuma prej 6 milionë eurove po i mbulon vetëm 45 përqind të nevojave të qytetarëve për trajtim jashtë institucioneve shëndetësore kosovare.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, derisa lexoi raportin, adresoi kritika për menaxhimin e programit për trajtim të pacientëve jashtë vendit dhe tha se trajtimi i pacientëve s’po bëhen i barabartë.
“Përkundër punës së bërë nga fondi, shuma prej 6 milionë euro e destinuar për këtë qëllim nuk ka arritur t’i kaloj më shumë se 45 përqind të nevojave të qytetarëve për trajtim jashtë institucioneve shëndetësore. Po ashtu obligimet e bartura vit pas viti ndikojnë në krijimin e listës së gjatë të pritjes së pacientëve…2:40 në listat që dorëzohen tek Bordi Ekzekutiv për shqyrtimin e lëndëve, aplikimi i pacientëve nuk ka datë, por vetëm në bazë të numrit të protokollit. Si pasojë e kësaj, gjatë trajtimit të lëndëve nga bordi ekzekutiv dhe në aprovim mund të përfitojnë pacientë jo sipas renditjes, sëmundjes apo nevojës për financim. Në pyetjen që i është bërë pacientëve se a ka qenë i mundur intervenim në kohë kur keni marrë mjetet, përgjigja prej 41 përqind ka qenë jo, ndërsa 52 përqind ka qenë po, kurse 7 përqind nuk janë përgjigjur. Ky është një faktor që një numër i konsiderueshëm i këtyre pacientëve nuk është që kanë bërë zgjedhje për shkak të vonesave në trajtimin e rastit. Lidhur me raportimin, kemi vërejtur se Bordi Ekzekutiv nuk harton raporte të punës, si dhe nuk raporton tek ministri i Shëndetësisë për punën e kryer në baza tre mujore”, tha ai.
Por këto kritika, i mohoi drejtori i Fondit të sigurimit shëndetësore, Fatmir Plakiqi, i cili tha se trajtimi bëhet sipas radhës, por rastet urgjente e kanë obligim që brenda 72 ore të dërgohet jashtë vendit.
“Rastet urgjente ne jemi të obliguar që brenda 72 ore të ndërmerren veprimet. Momentin kur aplikon një familjarë i një pacienti unë obligohem që të nënshkruaj, por pa e specifikuar shumën, sepse nuk e përcaktojë atë unë. Pastaj jepet një fletë udhëzim në përputhje me udhëzimin administrativ…në momentin kur kryhet shërbimi ne kërkojmë nga spitali të dërgojë raportin dhe bashkërisht dërgohet për të aprovuar shumën përkatëse”, tha ai.
Kritika Plakiqit për mungesë të një liste të çmimeve për shërbimet që kryhen jashtë vendit adresoi kryetarja e komisionit, Hykmete Bajrami.
“Ju thatë që për trajtimin e sëmundjeve jashtë institucioneve publike bëni një tenderë dhe zgjidhni çmimin më të ulët. Atëherë pse s’ka një listë të çmimeve dhe pse ka hapësirë se dikush nga kjo zyrë apo ndonjë fushë tjerë të kryej faturat”, tha ajo.
Ndërsa, drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi tha se planifikojmë të hartojnë një strategji tri vjeçare për të investuar në brenda institucioneve shëndetësore që shumica e intervenimeve të bëhen në Kosovë.
“Do të bëhet një strategji mbase tri vjeçare, mos të pretendojmë se për 1 vit të trajnojmë të gjitha këto. Por besoj se do të jetë një plan konkret që do t’na mundësonte të kemi një reformim të drejtë dhe arsyeshëm të investimeve kapitale brenda institucioneve shëndetësore dhe besojmë se shumica e këtyre intervenimeve do të zvogëloheshin në masë të madhe. Mendoj që është e nevojshme që brenda këtij udhëzimi administrativ të përfshihet lista me këto patologji, sipas klasifikimit ndërkombëtar me çmime referente”, tha ai.
I ftuar për të raportuar në këtë komision ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, por mungoi, siç u tha për shkak të agjendës së ngarkuar./KP/
Të tjera
-
Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, unanimisht është vendosur që zëdhënës i LDK-së të emërohet Besian Mustafa. Besiani është në mandatin e dytë si deputet; ishte ministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. “Si zëdhënës do të jetë zë i qëndrimeve të LDK-së dhe i komunikimit me qytetarë”, thuhet në njoftim. Këtë pozitë deri me tani e ka mbajtur Sibel Halimi.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ambasadoren e Shteteve të...
-
Besian Mustafa emërohet zëdhënës i LDK-së
Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, unanimi...
-
LAJMI I FUNDIT: Gërvalla njofton se Rusia sot po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se Rusia aktualisht ...
-
Zbulohet një laborator droge në Leposaviq, Policia zbardhë detajet
Policia e Kosovës ka zbuluar sot një laborator droge në Leposaviq. Lajmin ...
-
“Në veri një regjistruesi të popullsisë ia kanë lëshu qenin”
Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati tha...
-
Hakerët e Rusisë sulmuan faqet e institucioneve të Kosovës, atë të Presidencës dhe Kryeministrisë
Hakerët nga Rusia kanë sulmuar faqet e institucioneve të Kosovës, të cilat gj...
-
Osmani kujton Betejën e Çabratit: Vendosja e drejtësisë është angazhim i yni i vazhdueshëm
Beteja e Çabratit paraqet stoicizmin e vajzave dhe djemve të Brigadës 137 “Gj...
-
I dyshuari që dhu*noi se*ksua*lisht për një vit 14 vjeçaren nga Ferizaj dyshohet se ishte zyrtar i Policisë së Kosovës
Herën e parë e kishte dhunuar në Autobus. E më pas për një vit rresht 59 vjeç...
-
Kosova të bëjë gjithçka që është e mundur që ta sigurojë mbështetjen e Komitetit të Ministrave
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka mirëpritur vendimin e BE-së për mir...
-
Kurti: Kosova ka nevojë për një qeverisje efikase që i përmbush nevojat e qytetarëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se administrata publike ësht...
-
Ambasada britanike: Kosova të bëjë gjithçka që është e mundur që ta sigurojë mbështetjen e Komitetit të Ministrave
Në Strasburg sot zëvendësministrat e Jashtëm të vendeve anëtare janë duke bër...
-
ASK i bën thirrje qytetarëve që të regjistrohen: Është obligim ligjor
Agjencia e Statistikave e Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëz...