Associated Press e Independent raportojnë për përplasjen e Metës me ambsadoren amerikane
Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 24 April 2021
Mediumet e njohura botërore si Associated Press dhe Independent kanë raportuar për përplasjen e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në këtë shtet, Yuri Kim.
Presidenti i Shqipërisë e ka akuzuar ambasadoren e ShBA-së për ndërhyrje në çështjet e brendshme të shtetit të vogël evropian duke e përkrahur kryeministrin në zgjedhjet parlamentare, shkruan Associated Press.
Shqipëria merr shembull Kosovën për organizim të zgjedhjeve
-Advertisement-
Ilir Meta foli ashpër rreth Ambasadores Yuri Kim gjatë një emisioni televiziv të premten në mbrëmje dhe i bëri thirrje diplomates amerikane që, siç u shpreh ai, “të ndalojë së përkrahuri (Kryeministrin Edi) Rama, i cili po i shkel zgjedhjet”, transmeton Gazeta Express.
Përderisa po shfaqej emisioni në Syri Televizion, Kim i dërgoi një mesazh Metës dhe gjithashtu shkroi në rrjete sociale për zgjedhjet e së dielës, duke iu përgjigjur paralajmërimit të Metës që shqiptarët do t’i kapin sfurqet dhe veglat tjera, nëse kryeministri përpiqet të manipulojë me zgjedhjet ose me rezultatin.
“Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do t’i kapin sfurqet më 25 prill, nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë të dënohen. Ata që nxisin dhunë do të mbahen përgjegjës për rezultatet e fjalëve dhe veprave të tyre. Ndaluni”, shkroi ambasadorja amerikane.
Meta e ka akuzuar Ramën për udhëheqje të një “regjimi kleptokratik” që i ka vënë të gjitha kompetencat legjislative, administrative dhe juridike në duart e kryeministrit.
Të tjera
-
Dënohet me 24 vite burgim i akuzuari për dhünimin e një 14 vjeçareje në Prizren
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar të akuzuarin E.G me 24 vite burgim p...
-
LDK: Rënia në indeksin e lirisë së shtypit një alarm që duhet të na mobilizojë të gjithëve
Pas rënies për 19 vende të Kosovës në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të...
-
Ambasada amerikane: Një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada amerikane në Prishtinë thotë...
-
Krasniqi pas raportit të RFS-së: Qeveria ta ndërpresë cenimin dhe përndjekjen e gazetarëve dhe mediave të lira
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka ...
-
Lirohet nga akuza për vra*je në tentativë, rasti kishte ndodhur në vitin 2000
Gjykata Themelore në Gjakovë e ka liruar Sheremet Bajramin nga akuza për vras...
-
Ramush Haradinaj: Qëndrojmë krah medias
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reagura pa...
-
Këshilli i Mediave të Shkruara i shqetësuar me regresin e Kosovës në indeksin e Reporterëve pa Kufij
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës ka reaguar për regresin e Kosovës n...
-
Regresi në lirinë e mediave, Rohde: Rënie alarmante, mediat duhet të mbrohen e jo të kontrollohen
Kosova ka rënë për 19 vende në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organi...
-
Kërkesa e kahmotshme: Komuna e Zveçanit siguron transport për nxënësit
Komuna e Zveçanit ka siguruar transport për nxënësit e arsimit fillor dhe të ...
-
Reporterët pa Kufij për Serbinë: Gazetarët janë të ekspozuar ndaj kërcënimeve të nxitura nga përfaqësuesit më të lartë të qeverisë
Liria e medias në Serbi është në nivelin më të ulët që nga lansimi i Indeksit...
-
Flutura Kusari për raportin e Reporterëve pa Kufij: Njollë e zezë në historinë e re të Kosovës
Kosova ka shënuar një rënie prej 19 vendesh në Indeksin vjetor për Lirinë e S...
-
Arrestohet një person, goditi me veturë disa gra në Graçanicë
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Gracanicë pasi dyshohet se ka god...