Lajme

Shqipëria merr shembull Kosovën për organizim të zgjedhjeve

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 24 April 2021

Shqipëria do të mbajë nesër zgjedhje parlamentare.

E një ditë para në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë qëndroi për vizitë një delegacion i KQZ-së nga Kosova në krye me kryetaren Valdete Daka.

Beogradit i djeg që Amerika promovon filmin boshnjak për gjenocidin serb në Srebrenicë

Pas këtij takimi komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha se nga delegacioni kosovar u njoftuan mbi procesin zgjedhor të 14 shkurtit nga i cili synojnë të marrin përvojat.

Vizitën e Dakës me bashkëpunëtorë e vlerësoi të një rëndësie të veçantë që do t’iu shërbejë për zgjedhjet e nesërme.

“Patëm sot mysafirë shumë të dashur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, delegacionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës. Diskutuam së bashku mbi procesin zgjedhor në tërësi dhe me problematikat e këtyre proceseve kryesisht në Shqipëri, por edhe për të gjitha ato informacione që lidhen me suksesin e procesit zgjedhor në Kosovë të cilën dua ta them që është një rast shumë i mirë për ne KQZ-në e Shqipërisë që të ndanim eksperiencën shumë pozitive të mirë, të procesit zgjedhor në Kosovë. Jemi vetëm një ditë para ditës së zgjedhjeve në Shqipëri dhe shpresojmë që prania e kolegëve tanë të Kosovës të jetë një ogur i mirë për suksesin e këtyre zgjedhjeve, të paktën të marrim diçka nga suksesi i zgjedhjeve të Kosovës”.

Daka tha se po qëndrojnë në Shqipëri për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare në mënyrë që të marrin përvojat nga reforma zgjedhore.

“Ne erdhëm që të vëzhgojmë zgjedhjet në Shqipëri dhe gjithsesi të shohim ato risitë të cilat u futën në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë dhe për të cilat ne kemi një interes të jashtëzakonshëm, pra është identifikimi biometrik për herë të parë do të implementohen në Shqipëri dhe ne kemi shpreh interesin që të shohim mënyrën , patëm kënaqësinë që së bashku me komisionerin të diskutojmë të gjitha këto risi që tani së voni janë futur në kod zgjedhor dhe shpresojmë që gjatë ditës së sotme çdo gjë të shkojë për së mbari dhe do të këtë sukses”.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, shpreson se rezultatet preliminare të zgjedhjeve të së dielës të shpallen brenda 48 orëve, ndërsa ato për kandidatë tha se do të marrin më shumë kohë./KP

Të tjera