Sport

Renditja e Superligës së Kosovës pas javës së 29-të

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 18 April 2021

Me dy ndeshjet e zhvilluara sot (e diele) ka përfunduar edhe xhiroja e 29-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Pretendentet për titull arritën fitore të rëndësishme në udhëtim, ku Drita mposhti Trepçën ’89 me rezultat minimal 0-1, kurse Ballkani triumfoi ndaj Feronikelit me shifrat 0-2.

Pas përfundimit të xhiros së 29-të, Superligës së Kosovës vazhdon ti prijë skuadra e Dritës, që tani ka shkuar në kuotën e 64 pikëve, duke lenë prapa Ballkanin me 61 sosh dhe Prishtinën me 60 pikë.

-Advertisement-

Vendin e katër vazhdon ta mbajë Gjilani me 43 pikë, kurse Llapi tani renditet i pesti me 36 sosh, duke lenë prapa Trepçën 89-të me 35 pikë dhe Feronikelin me 34 sosh.

Drenica pozicionohet e teta me 33 pikë, kurse Arbëria gjendet në vendin e nëntë me 27 pikë, duke lenë Besën e Pejës të fundit me vetëm 10 pikë të arkëtuara.

Më poshtë keni renditen e elitës së futbollit kosovar pas xhiros së 29-të./Gazeta inFokus/

May be an image of text that says 'TEAM Drita MP 2. G PTS FC Ballkani 29 3. 47:22 64 Prishtina 29 4. 64:32 61 Gjilani 29 5. 48:17 60 KF Llapi 29 6. 30:28 43 Trepca 89 29 7. 40:43 36 Feronikeli 29 8. 28:39 35 Drenica 29 34:27 34 Arberia 29 10. 25:38 33 FC Besa 29 29:46 27 29 22:75 10'

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera