Pacolli bën homazhe në Makoc: Kjo ishte zona më e përgjakur e Gollakut
Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 18 April 2021
Në ditën e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, nënkryetari i kësaj komune, Selim Pacolli bashkë me përfaqësues të Shoqatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë bërë homazhe tek Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Makoc.
Pacolli tha se dhe pas 22 viteve nuk zbehet kujtimi për dëshmorët e kombit dhe martirëve.
Ai u shpreh se forcat paramilitare serbe mllefin e humbjeve në beteja nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës e kthenin mbi popullatën civile, duke shtuar edhe se Makoci ishte vendi më i përgjakshëm i zonës së Gollakut.
“Sikur sot e 22 vite më herët asnjëherë nuk zbehet kujtimi për të gjithë dëshmorët e kombit fillimisht, të martirëve dhe të viktimave. Si zakonisht pas çdo beteje forcat serbe paramilitareve që humbshin betejat karshi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mllefin e vet e shfrynin mbi popullatën civile. Ky është një rast i tillë ku me këtë datë të vitit 1999 duke filluar nga fshati Grashticë, Makovc dhe Llukar kjo ishte mund të them vendi me i përgjakshëm i zonës së Gollakut, ose të Komunës së Prishtinës. Në këtë vend janë me qindra civil të cilët nuk u kursyen as fëmijët në moshë minore e as të vjetrit në moshë ndoshta 100 vjeçare, dhe ne jemi këtu për ti i përkujtuar dhe për të nderu gjakun e tyre deri në amshim, deri të ketë shqiptar në këtë tokë këta njerëz do të përkujtohen dhe do të nderohen”, tha ai.
Tek Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Makoc sot bëri homazhe edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Në ditën e Dëshmoreve të rajonit të Prishtinës, e para e shtetit, Vjosa Osmani e shoqëruar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe i pari i qeverisë Albin Kurti kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Velani të Prishtinës.
Në kujtim të kësaj dite, Osmani bëri homazhe edhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë.
Ndryshe, ditët e 17,18,19, 20 dhe 21 prillit të vitit 1999, për shumë familje dhe qytetarë të trevave të Llapit e Gollakut që kishin marrë rrugën e shpëtimit përmes fshatrave Koliq, Grashticë, Makoc e Llukar, për shumëkënd u shndërruan në ditë tmerri e krimi të paparë.
Ushtria policia dhe paramilitarët serb në pritën që u kishin bërë, vranë dhe masakruan më se 124 qytetarë, në mesin e tyre fëmijë, vajza, djem, gra e pleq.
Të tjera
-
Aksioni i Policisë së Kosovës: Identifikohen 76 lëmoshë kërkues nga Kosova dhe Shqipëria
Për 13 ditë, Policia e Kosovës ka zbatuar një aksion për parandalimin e trafi...
-
Përparim Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë rritur k...
-
Pas Arbitrazhit, Kosova dështon edhe në Londër – do t’i paguajë ContourGlobalit 20 milionë euro
Gjykata Komerciale në Londër ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës Ndërkombë...
-
Zbulohet pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes Qerkezi – Muzeu Historik 1999
Është zbuluar pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes...
-
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor së fundmi është duke u përmendur si ...
-
Krasniqi kujton Masa*rën e Mejës: Ajo flet për viktimën dhe agresorin më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masa...
-
Rohde për të pagjeturit: Keqardhje që s’është bërë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në Ditën Kombëtare për Personat e Z...
-
Ambasada e ShBA-së për të zhdukurit e luftës: Prioritet gjetja e përgjigjeve për familjarët e tyre
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar për Ditën K...
-
Dita e të Pagjeturve dhe Masa*ra e Mejës, Haradinaj: Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujt...
-
KFOR-i konfirmon vetaksidentin në Leposaviq: Brenda veturës ishin katër ushtarë
Një veturë ushtarake e KFOR-it është aksidentuar gjatë ditës së martë në fsha...
-
Drita Millaku, Labinotë Demi Murtezi dhe Ardiana Matoshi nga Vetëvendosje, tri deputetet më pasive në Kuvendin e Kosovës
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës...
-
“Daily Mail” e vlerëson Shqipërinë si perlë të fshehur
Është e lehtë të bindesh për të vizituar një destinacion magjepsës bazuar vet...