Vjosa Osmani pas pranimit të detyrës si presidente vizitoi këto personalitete
Autori: Gazeta inFokus 19:05 | 06 April 2021
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot me një ceremoni solemne ka pranuar detyrën nga ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca.
Pas kësaj, ajo ka vizituar varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugovës, tek varrezat e Jasharëve dhe
Sot nderova kujtimin e personaliteteve më ikonike që qëndrojnë në themelet e shtetit tonë. memorialin “Heroinat”.
Ajo premtoi se çështja e të pagjeturve do të jetë përkushtim i pandalshëm gjatë punës së saj.
Postimi:
Te varri i arkitektit të shtetit të Kosovës, presidentit Ibrahim Rugova bëra nderime në kujtim të këtij burrështetasi, i cili pati kurajën për t`i afruar të gjithë afër vetes, për ta bërë të mundshëm misionin e bërjes së shtetit. Ai e bëri Kosovën me shumë miq. Ne sot po e forcojmë shtetin dhe po i kultivojmë aleancat, sepse siç thoshte ai: shtëpia mbahet me miq!
Kurse në Prekaz, nderova nderova kujtimin për Bacën Adem dhe Familjen Jashari, të cilët na bëjnë krenar çdo ditë të jetës sonë, të cilët na rikujtojnë rrugën e vështirë deri te liria dhe të cilët janë e vërteta e përpjekjes sonë kombëtare për liri! Ai si komandant dhe shumë luftëtarë të UÇK-së, mbrojtën dinjitetin tonë si popull me rezistencën, mosnënshtrimin, luftën dhe sakrificën.
Por, lufta jonë për liri pati tagrin e vetë.
Kosova numëron afro 20 mijë gra të dhunuara gjatë luftës nga regjimi gjenocidal serb. Te memoriali “Heroinat”, sot nderova kujtimin për secilën nga to. Njëzetë mijë plagë të hapura, njëzetë mijë heroina për të cilat drejtësia asnjëherë nuk u vu në vend. Kryesit e krimeve monstruoze duhet të dënohen, shteti i Kosovës duhet t’i ofroj heroinave drejtësi, përkrahje, e jetë me dinjitet.
Sot nderova kujtimin edhe për të pagjeturit. Janë mbi 1600 persona për të cilët ende nuk dihet asgjë. Memoriali për nder të të pagjeturve të Kosovës në oborrin e Kuvendit të Republikës së Kosovës është kujtimi ynë dhe malli i çdoditshëm i familjarëve për të cilët liria do të ketë kuptim, kur për më të dashurit e tyre do ta kenë një adresë e mbi të gjitha kur do të ketë drejtësi. Ata janë pengu jonë, janë testamenti i luftës, janë paqja e papërfunduar!
Përgjatë punës sime, çështja e të pagjeturve do të jetë përkushtim i pandalshëm, sikurse edhe kujtimi i përhershëm për ta!
Të tjera
-
Kurti, QUINT-it: Dialogu dhe anëtarësimi në KiE nuk duhet të përzihen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i p...
-
Lavrov flet në telefon për Kosovën me Bërnabiqin, Daçiqin e Gjuriqin
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon ...
-
Menduh Thaçi për Taravarin: Po a e dini sa ka vjedhë ai?
Menduh Thaçi i PDSH-së tha se ish-kandidati për president Arben Taravari “ka ...
-
Kurti takoi sot shefin e OSBE-së në Kosovë dhe ambasadorin e Zvicrës
Kryeministri Albin Kurti, ka mirëpritur gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së...
-
Lladrovci për Luan Haradinajn: Luani i UÇK-së, shtigjet e lirisë i njihte cep më cep, si fletë të historisë, ai i dinte përmendësh
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe bashkëluftëtar të tjerë k...
-
Maqedonci: Evropa duhet të jetë e gatshme ndaj kërcënimeve të Rusisë
Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e P...
-
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
Paketat turistike për këtë sezon veror pritet të jenë më të shtrenjta krahasu...
-
Zhduket 30 vjeçarja nga Ferizaj – familjarët kërkojnë ndihmë, Policia në kërkim të saj
Mëngjesin e së hënës është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmi u ...
-
DASH: Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga ...
-
Ish-koloneli i policisë: Bandat serbe po e vazhdojnë strategjinë e tyre me sulmet ndaj PK-së dhe KFOR-it
Rrahman Sylejmani, ish-kolonel i Policisë së Kosovës, ka thënë se sulmet që p...
-
“Kemi bërë 4 arkivolë, nusen do e përcjellim me 3 fëmijët”, flet vëllai i Edison Arrazit: Nuk është ushtruar dhunë…
Flet Edison Arrazi, vëllai i të dyshuarit Erdgys Arrazi: Është një ngjarje sh...
-
Gërvalla: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë
Duke diskutuar rreth temës “Siguria Rajonale – Sfidë për Evropën”, bashkë me ...