Rrjeti i Grave uron Osmanin: Zgjedhja juaj presidente jep shpresë për fuqizimin të grave
Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 05 April 2021
Rrjeti i Grave të Kosovës e ka uruar Vjosa Osmanin për pozitën e re.
Sipas këtij rrjeti, zgjedhja e Osmanit nuk shënon datë të rëndësishme vetëm për institucionin e Presidencës, por ajo jep shpresë dhe forcë edhe për fuqizimin e mëtejshëm të grave në politikë dhe procese vendimmarrëse në shoqërinë tonë, njofton Klan Kosova.
“Ardhja juaj në krye të një prej tri institucioneve më të rëndësishme bart në vete mesazhin e domosdoshëm drejt mundësisë reale të rritjes së pjesëmarrjes së grave në politikë”.
“Përvoja juaj afatgjate në politikë dhe mbështetja e vazhdueshme për të drejtat e grave në Kosovë do të shërbejë si inkurajim për të gjitha vajzat që duan të jenë pjesë e politikës. Po ashtu, ajo është frymëzim dhe për ne, si organizatë që përpiqet çdo ditë për barazi gjinore, duke mbajtur “Gratë në Politikë dhe Vendimmarrje” si program kyç të këtij rrugëtimi”.
“Kujtojmë se zgjedhja juaj po vjen vetëm pak kohë pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021, zgjedhje të cilat shënuan numrin më të madh të grave të zgjedhura në Kuvend. E megjithëkëtë, të drejtat dhe prania e barabartë e grave, jo vetëm në politikë e sferën publike, ende mbeten një betejë që kërkon punë e angazhim deri në fitore”.
“Këtë fitore, mund ta arrijmë vetëm së bashku. Së bashku e me solidaritet”.
“Kësisoj, për një shoqëri më të barabartë, përveç urimit, RrGK njëherit shtrin dorën e bashkëpunimit dhe solidaritet me ju përgjatë gjithë mandatit presidencial”.
Të tjera
-
Çitaku: Drafti i Asociacionit parasheh autonomi territoriale dhe politike për serbët
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin ...
-
DASh: Jemi të zhgënjyer të shohim dy të sanksionuar të propozuar për pozita në Qeverinë e Serbisë
Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Departamenti Amerikan i S...
-
Lansimi i programit për energjinë, Hovenier: Jemi në një pikë lëvizëse për të arritur planin tonë
Sot është lansuar programi mes MCC-së dhe Qeverisë së Kosovës, ku i pranishëm...
-
Osmani: Kandidatura individuale pamundësoi garën time për balotazh
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nga Fronti Evr...
-
Kryeministri i Malit të Zi: E duam Serbinë, por s’heqim dorë nga njohja e Kosovës
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të...
-
Ali Ahmeti i përgjigjet kandidates së VMRO për Presidente që kërkoi Tribunal për UÇK’në: Kam qenë luftëtar lirie
Për deklaratën e kandidates për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE se do të k...
-
Elshani për vendosjen e kamerave në veri: Janë për sigurinë e qytetarëve
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit, Veton ...
-
Biden dhe Trump fushatë në shtetin e Miçiganit
Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pritet të b...
-
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth KiE-së
Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të komentojë qëndrimin publik të Gjerm...
-
Programi me MCC’në, Kurti: Investimi më i madh në energji në dekadat e fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova po bëhet shteti me ka...
-
Hyn në fuqi programi me MCC-në, Rizvanolli: Kosova do të bëhet shteti me kapacitetin më të madh të baterive
Ka hyrë sot në fuqi programi MCC-në i cili vendosë Kosovën në rend të parë t...
-
Policia në Pejë kërkon ndihmën e qytetarëve në gjetjen e ”Tiktok-erit”
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj pë...