Dozat e para të vaksinës arrijnë gjatë javës, Bahtiri shprehet i gatshëm të vaksinohet i pari
Autori: Gazeta inFokus 18:53 | 29 March 2021
Drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Mitrovicës Erseka Hasanaj- Barani, ka folur rreth procesit të përgatitjes për vaksinimin e qytetarëve me vaksinën anti-COVID.
Ajo në një lidhje direkte në Klan Kosova ka thënë se janë përmbushur të gjitha kërkesat e dala nga planit për vaksinim kundër COVID-19.
“Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në bazë të planeve për vaksinimin kundër COVID-19, ka arritur që të përmbush të gjitha kërkesat që kanë dalë nga ky plan. Fillimisht duke filluar me përcaktimin e ekipeve për vaksinimin e popullatës, njëkohësisht krijimin e hapësirave të nevojshme për vaksinim, po ashtu edhe përshtatjen e këtyre hapësirave dhe kushteve teknik të vaksinimit dhe të gjitha aktivitetet e tjera që dalin nga ky plan i vaksinimit kundër COVID-19. Ne jemi të gatshëm në momentin që Ministria e Shëndetësisë na furnizon me dozat e vaksinave të nevojshme për komunën e Mitrovicës”.
E para e Shëndetësisë në Mitrovicë theksoi se dozat e para pritet të arrin gjatë të enjtes ose të premtes.
“Gjatë takimit të sotëm virtual që kam pasur edhe me Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare, nuk na kanë dhënë një ditë të saktë apo datë, mirëpo në bazë të informatave kanë thënë që gjatë kësaj jave pritet furnizimi me dozat e nevojshme për komunën e Mitrovicës”.
“Edhe ne presim që gjatë ditës së enjte apo të premtë që të bëjmë furnizimin me dozat e nevojshme të vaksinimit. Meqenëse grupet e themeluara nga QKMF-ja, do të shkojnë të mërkurën për të parë se si po funksionon procesi i vaksinimit. Ne kemi bërë trajnimin e tyre, kemi bërë ndarjen e hapësirave të nevojshme, kemi bërë edhe përgatitjen për raportim me format përkatëse, njëkohësisht kemi bërë përgatitjen për mirëmbajtjen e zinxhirit të ftohtë , transportimin e tyre si edhe hartimin e planit operacional për vaksinim”.
Hasanaj – Barani, shtoi se të parët që do të vaksinohen me vaksinën anti-COVID janë personeli shëndetësor prej 540 vetash nga QKMF-ja dhe Spitali Rajonal.
“Në bazë të fazës së parë do të vaksinohen personeli shëndetësor. Kujdesi parësor, pra QKMF dhe Spitali Rajonal janë 540 persona që do të vaksinohen të parët”.
“Persona mbi 80 vjeç në bazë të regjistrimit i kemi diku rreth 1 mijë e 500. Mirëpo vullnetarisht që janë lajmëruar për t’u vaksinuar janë rreth 500 persona. Mirëpo ekipet nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare do të kontaktojë edhe njëherë ata për të pasur një shifër më të saktë”.
Erseka Hasanaj-Barani ndër të tjera tha se gatishmëri për t’u vaksinuar i pari ka shprehur edhe kryetari i komunës Agim Bahtiri.
“Natyrisht që edhe kryetari ka shprehur gatishmërinë e tij, që të vaksinohet se qytetarët duhet të vaksinohen. Vlen të theksohet se në mesin e personave që do të vaksinohen janë ata me sëmundje kronike, ata me dializë, diabetikë dhe ata me sëmundje kardio-vaskulare”.
Të tjera
-
Sa ḁrmë pa leje kanë kosovarët?
Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thon...
-
Arrestohet një i dyshuar për vra*je në tentativë në Ferizaj
Është arrestuar dje një person për vrasje në tentativë në Ferizaj që ka ndodh...
-
Shitet për një vlerë marramendëse, ora e njeriut më të pasur të Titanikut
Një orë xhepi prej ari, e gjetur në trupi e njeriut më të pasur në bordin e T...
-
Burri në Viti raporton se i është vjedhur kasaforta me para
Një burrë në Viti ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një kasafo...
-
U dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, vdes shtetasja serbe
Të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jëtë një gr...
-
Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini, deri në 15 vjet burg
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës g...
-
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar pas sulmit në Banjskë
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kërk...
-
Moti sot me diell, temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e me vranësira të shpërndara. ...
-
Kusari-Lila: Dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese s’është kusht para votimit në KiE
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, ka ...
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...