‘Rritet numri’, këta janë zyrtarët e LDK-së që publikisht po e përkrahin Vjosa Osmanin për presidente
Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 29 March 2021
Lidhja Demokratike e Kosovës duket se tani nuk është unike në qëndrimin që ka lidhur me atë se a duhet të votohet apo jo Vjosa Osmani për presidente.
Për këtë arsye, kreu i këtij subjekti ka zhvilluar takime me kandidaten në mënyrë që më vonë në kryesi të partisë të vendoset përfundimisht qëndrimi i tyre. Deri tani, janë disa anëtarë të LDK-së që publikisht po thonë se e përkrahin Osmanin e se njëjtë duhet të veprojë edhe partia.
Kurti është emëruar me 67 vota kryeministër, derisa në krye të organit më të lartë legjislativ në vend është emëruar Glauk Konjufca, që mori 69 vota të deputetëve.
Për t’u finalizuar marrëveshja për të cilën ishin zotuar Kurti e Osmani, për këtë të fundit duhet të sigurohen votat apo kuorumi në mënyrë që të ulet në karrigen më të rëndësishme të shtetit.
Si ‘shpëtim’ për këtë, Osmani është duke e kërkuar ndihmën e ish-bashkëpartiakëve të saj, e pikërisht për këtë arsye ditë më parë zhvilloi edhe një takim me kreun e Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhikun.
Abdixhiku pas takimit tha se do të shihen prapë me Osmanin, duke e cilësuar takimin si pozitiv.
Atë ditë, megjithatë, LDK-ja nuk e qartësoi pozicionin që ka për këtë çështje.
“Kemi diskutuar për çështjen e presidentit, takimi ishte i frytshëm, takimi ka qenë pozitiv dhe është zhvilluar në atmosferë të mirë mes njerëzve që kanë bashkëpunuar një kohë të gjatë. Kemi diskutuar për platformën që pretendentja për presidente, Vjosa Osmani, dëshiron ta ndërtojë në rolin e saj, kemi diskutuar rreth kësaj. Nuk kemi vërejtje rreth kësaj. Po ashtu, kemi diskutuar për qëndrimin e saj karshi subjekteve politike”, tha Abdixhiku.
Tani kur LDK-ja përfundimisht nuk ka dalë ende me qëndrim për këtë çështje, e cila do të përcaktojë edhe nëse Osmani mund të bëhet presidente, ka disa anëtarë të partisë më të vjetër në Kosovë që po bëjnë thirrje që ajo të votohet.
Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike, Lutfi Haziri, është shprehur hapur se nëse pyetet personalisht ai për një emër të përveçëm, LDK-ja duhet të ketë votë për Vjosa Osmanin për presidente.
Haziri tha se Osmani duhet të votohet, sepse ia jep shtetit presidenten dhe, sipas tij, votën ia jep një njeriu që është rritur, ndërtuar, edukuar dhe është pjekur në LDK, duke shtuar se Osmanin nuk e sheh jashtë LDK-së.
“Nëse më pyet personalisht për një emër të përveçëm, LDK-ja duhet me pasë votë, sepse ia jep së pari shtetit presidenten, nën dy ia jep një njeriu që është rritë, është ndërtu dhe politikisht është pjekë në LDK”, ka deklaruar ditë më parë Haziri.
Nënkryetari tjetër i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, në një intervistë për Gazeta Blic tha se ai është pro votimit të Vjosa Osmanit për presidente.
Por, shtoi se ky vendim i takon organeve të partisë.
Derisa udhëheqësit e Lidhjes Demokratike ende nuk e kanë folur fjalën e fundit për këtë temë, anëtari i kryesisë së subjektit, Xhafer Tahiri, ka thënë se ai personalisht do të votojë pro që Osmani të mbështetet për presidente të vendit.
“Do të votoj që të qëndrojmë në sallë. Pastaj është në dorën e të tjerëve. Duhet të jemi opozitë konstruktive. LDK-ja përmes kontributit të saj në institucione do ta vazhdojë shtetndërtimin. E kemi bërë të qartë se do të jemi në opozitë dhe nuk do të jemi pjesë e asnjë marrëveshje politike me VV-në. Qëndrimi në sallë është rikonfirmim që të vazhdojmë të jemi parti kontribuese në shtetndërtim”, kishte thënë Tahiri.
Në të njejtën vijë me Tahirin është edhe deputetja Valentina Bunjaku-Rexhepi.
Ajo ka thënë se mendon që LDK-ja duhet të qëndojë në sallë dhe ta votojë Vjosa Osmanin.
“Bashkërisht si LDK do ta marrim vendimin. Personalisht mendoj se LDK-ja duhet të qëndrojë në sallë dhe të votojë zonjën Osmani, pasi qytetarët treguan se e duan zonjën Osmani për presidente duke e votuar me aq shumë vota”, ka thënë ajo.
Deputetja e LDK-së thotë se deputetët kanë të drejtë të vendosin për votën e vet.
“Tani për tani nuk kemi vendim të prerë si do të sillen deputetët e LDK-së, kur të vijë momenti i votimit të presidentes. Unë personalisht dua të rri në sallë dhe të votoj pro zonjës Osmani”, ka shtuar ajo.
Të tjera
-
Përparim Rama: Deri në transformim, ish-ndërtesa e Gërmisë do të shërbejë për ekspozita
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje nga punim...
-
Selmanaj: Kam dëgjuar se në burgun e Dubravës po u duhet të presin nga 10 ditë për t’u pastruar
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, tha se...
-
Raporti i Borell për çështjen e masave ndaj Kosovës në përfundim e sipër, pritet t’u dorëzohet shteteve
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Brukseli zyrtar e ka...
-
Mblidhen zëvendësministrat në Strasburg, s’dihet nëse Kosova është agjendë
Në Strasburg, sot pritet të takohen zëvendësministrat e Jashtëm të vendeve an...
-
23 vjeçari nuk respektoi masën mbrojtëse, Policia në Ferizaj ia konfiskon veturën dhe e gjobitë me 500 euro
Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer të moshës 23-vjeçare në Ferizaj, meq...
-
Ramush Haradinaj kujton “Betejën e Çabratit”: Gjakova, vatër e atdhedashurisë dhe shqiptarisë ndër breza
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në kujtim të ...
-
Alarmon Shenoll Muharremi pasi rriqërat pickuan atë dhe fëmiun e tij
Opinionisti dhe studiuesi Shenoll Muharremi ka alarmuar opinionin pasi është ...
-
Gjendet edhe trupi i nënës Alma Arrazi në lumin Buna
Është gjetur në ujërat e lumit Buna edhe trupi i 39-vjeçares, Alma Arrazi. ...
-
Policia e Kosovës gjen dy kamera të cilat i kishin vendosur kotrabanduesit në rrugët malore
Njësia e TASK FORC-ës-Lindje (e përbërë nga Policia dhe Dogana e Kosovës), pa...
-
Kosova pa institucion të veçantë për paraburgimin e personave me çrregullime mendore
Kosova nuk ka institucion të veçantë për paraburgimin e personave me çrregull...
-
Molotov dhe vezë para Bashkisë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Veliajt
Është përshkallëzuar protesta para Bashkisë së Tiranës gjatë ditës së sotme. ...
-
Një ekip i FSK-së po trajnohen me ushtrinë britanike në Belize, ministri Maqedonci publikon fotografi
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka publikuar një fotografi të një ekipi...