Kurti nga Prekazi kujton bombardimet e NATO-s, kërkon drejtësi për masakrat e Serbisë në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
08:38 | 24 Mars 2021
Kryeministri i vendit, Albin Kurti me kabinetin qeveritar sot ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ndërsa tha se vijnë në këtë vend për ta kuptuar prej nga vijmë dhe për ta ditur më mirë kah duhet të shkohet.
Kurti homazhe do të bëjë edhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në Gllogjan, pastaj te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi në Prishtinë.
Ai tha se tre breza të familjes Jashari u vranë nga forcat serbe dhe drejtësia për këtë krim të Serbisë nuk është vënë ende, ashtu siç nuk është vënë për shumë dëshmorë e martirë anekënd vendit.
“Dje pranuam detyrën si qeveri e re e cila u votua në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe sot në ditën e parë të punës erdhëm herët në Prekaz në këtë vend të flijimit e të bashkimit, ku tre breza të familjes Jashari u vranë nga forcat serbe mirëpo rënia e tyre heroike e ngriti në këmbë popullin shqiptar, i dha hov ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe zgjoi ndërgjegjen ndërkombëtar, e cila më 24 mars 1999 dërgoi aleancën më të fuqishme të historisë së njerëzimit kundër një shteti gjenocidal siç ishte Serbia e Millosheviqit”, tha Kurti.
“Ne i kujtojmë me dhembje e mall Shaban, Hamzë e Adem Jashari dhe të gjithë, 59 anëtarët e kësaj familje gjysma e të cilëve ishin gra dhe fëmijë.
Drejtësia për këtë krim të Serbisë nuk është vënë në vend ashtu sikur për shumë dëshmorë e martirë të tjerë anekënd Kosovës.
Gjaku i tyre nuk humbet kurrë, emri i tyre nuk harrohet kurrë dhe ne kthehemi e rikthehemi në Prekaz për ta kuptuar prej nga vijmë dhe për ta ditur më mirë nga duhet të shkojmë”, tha Kurti. /Telegrafi/

T� tjera
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...































