Lajme

Reshje bore dhe shiu, kështu do të jetë moti javën që vjen

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 07 March 2021

Gjatë javës së dytë të marsit, pritet të ketë ulje të temperaturave të cilat do të fillojnë nga e hëna, ku pritet edhe në disa vende të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa të martën dhe të mërkurën pritet të jetë moti më i ftohët gjatë ditëve të javës së ardhshme.

“PrishtinaWeather” ka njoftuar se gjatë ditës së marte në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes pritet të ketë reshje bore, e që dita e mërkure pritet të jetë më e ftohta gjatë javës në disa vende reshje të borës dhe temperatura maksimale do të jetë 3 gradë celsius.

Cilësia e ajrit pas përmirësimit ditëve të fundjavës, në ditët e ardhshme, në periudha të qetësisë, me mos qarkullim të mjaftueshëm ajror, do të kaloj edhe në vlera të dobëta, por edhe shumë të dobëta, derisa gjatë ditës mbetet edhe në vlera mesatare.

-Advertisement-

8.03 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën më butë kryesisht me diell.  Pasdite dhe në mbrëmje vranësirat shtohen, e vende-vende mund të ketë edhe riga lokale shiu.

9.03 – Më ftohtë, kryesisht vranët me reshje shiu kohë pas kohe, e orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes me borë.

10.03 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje bore, të cilat gjatë ditës në vise më të ulëta shndërrohen edhe me reshje shiu.  Vende-vende reshjet e borës do të jenë me intensitet mesatar, që mund të formojnë edhe shtresë bore.

11.03 – Kryesisht me kthjellime dhe diell.  Në mëngjes shumë ftohtë dhe me ngrica.

12.03 – Kthjellime dhe vranësira kalimtare.  Në mëngjes më ftohtë me ngrica, ditën më butë.

Derisa të hënën temperaturat shënojnë rritje, nga e marta sërish në rënie, me tendencë të rritjes sërish nga dita e enjte.  Minimalet nga 1C, ditën e martë, zbresin edhe deri në -5C ditën e enjte.  Maksimalet nga 11C, ditën e hënë, zbresin deri në 3C ditën e mërkurë, e të premten sërish rriten në 11C.

Era do të fryj e lehtë dhe mesatare, së pari nga jugperëndimi e më pas nga verilindja 3-8m/s.

Shtypja atmosferike zbret përreth vlerave normale ditën e hënë, e më pas me tendencë të rritjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera