Hoti: Marrëveshja e Uashingtoni rihapi portat e miqësisë dhe solli 1 miliard investime
Autori: Gazeta inFokus
18:33 | 12 February 2021
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, në përmbyllje të fushatës zgjedhore, tha të premten se Marrëveshja të cilën e ka nënshkruar në Uashington me Presidentin Trump, i rihapi portat e mbyllura nga aleatët tanë dhe solli shumë të mira për shtetin, si në fushën e ekonomisë, mbrojtjes dhe diplomacisë.
“Ne e sollëm marrëveshjen e Uashingtonit, e cila i sjellë Kosovës 1 miliard dollarë investime dhe mijëra vende pune, i solli një njohje të re pas tri vitesh bllokadë, e hapi tregun amerikan për qasje në financa dhe, mbi të gjitha, e fuqizojë miqësinë tonë speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me këtë marrëveshje, dhe me shumë projekte të tjera, unë ju ftoj të votoni Lidhjen Demokratike, për ta bërë Kosovën qendër për inovacion dhe teknologji”, tha Hoti.
“Me Lidhje Demokratike, Kosova kontribuon në ruajtjen e paqes kudo nëpër botë, me vajzat dhe djemtë Forcës së Sigurisë së Kosovës, që tani janë bërë pjesë e Ushtrisë Amerikane në misione paqeruajtëse. Me qeverisjen e Lidhjes Demokratike, Kosova është vënë në qendër të agjendës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Hoti.
Ai shoi se më në fund, të gjithë e kanë kuptuar se më 4 shtator 2020, në Uashington është nënshkruar marrëveshja më e rëndësishme për Kosovën që nga shpallja e pavarësisë, marrëveshje që e fuqizon sovranitetin e Kosovës.
“Të tjerët nuk kishin vizion për të parë rëndësinë e kësaj marrëveshje. Vetëm ne kemi dëshmuar se nuk zmbrapsemi para sfidave. Vetëm ne i realizojmë premtimet. Mbi të gjitha, duke votuar Lidhje Demokratike, ju respektoni traditën, përkushtimin për shtet”, tha kryeministri Hoti.
Hoti i ka ftuar gjithë qytetarët, të të gjitha moshave që ditën e diele të dalin në zgjedhje, të votojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës me numrin 132.
“Duke votuar gratë dhe burrat e listës tonë, ju votoni për zërin tuaj të vërtetë, për ata që bashkë me juve ëndërruan, punuan dhe e ndërtuan Kosovën, shtet të pavarur e sovran, shtet demokratik. Kosova, me neve në qeverisje, i ruan miqtë në të dy anët e atlantikut”, tha në fund kryeministri Hoti.


T� tjera
-
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, fëmija i saj 12-vjeçar dërgohet në strehimore
Fëmija rreth 12-vjeçar i Arlinda Zekajt ndodhet në njërën prej strehimoreve n...
-
“E pranoj që e kam kanosur, e bëra për shkak të djalit” – Zbardhet dëshmia në Prokurori e Jeton Sylajt
Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur dyshime të bazuara mirë se Jeton Syla...
-
Kryetari i Mitrovicës reagon pas deklarimeve për grantet: “Prokuroria Speciale foli, grantet janë dhënë me meritokraci”
Kryetari i Komunës së Mitrovicës ka reaguar përmes një postimi, duke thënë se...
-
S’miratohet kërkesa e Musliut që drejtori i Policisë të raportojë për rastin e Arlinda Zekajt
Komisioni Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes ka refuzuar kë...
-
Shiroka-Pula takon ministrin e Malit të Zi, Marash Dukaj – në fokus bashkëpunimi mes dyja vendeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim ministrin e A...
-
Kurti përmend ultimatumin: Kanë edhe 54 orë afat për raportin për Arlinda Zekajn
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se institucioneve përkatëse...
-
Nagavci inicion komision hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt
Arberie Nagavci ka bërë të ditur se kanë iniciuar themelimin e një komisioni ...
-
Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universita...
-
Njihuni me Kfor Gashin, lindi vetëm pak ditë para hyrjes së NATO-s në Kosovë
Nuk është ushtarak, por mban emrin e një prej misioneve ndërkombëtare më të n...
-
Sa euro u shpenzuan nga Aleanca për tre muaj?
62.675 mijë euro është shifra që Aleanca shpenzoi nga korriku deri në shtator...
-
Raporti i KQZ’së, LDK shpenzoi mbi 163 mijë euro në tremujorin korrik-shtator
Me qëllim të zbatimit të Ligjit për Financim të Subjekteve Politike, në ueb f...
-
Fondacioni Jahjaga dhuron rreth 80 mijë euro për Klinikën e Onkologjisë
Fondacioni Jahjaga ka ndarë një donacion në vlerë prej afro 80 mijë eurosh pë...

































