Hoti: Vetëm me qeverisjen tonë Kosova ka normalitet, stabilitet dhe zhvillim
Autori: Gazeta inFokus
18:32 | 12 February 2021
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, tha të premten në përmbyllje të fushatës zgjedhore se vetëm me qeverisjen e Lidhje Demokratike vazhdojnë reformat në ekonomi që sjellim zhvillim, punësim dhe mirëqenie.
“Vetëm në programin qeverisës të Lidhjes Demokratike parashihet, me veprime konkrete, politikat që çojnë në rritjen e pensioneve dhe ndihmave sociale. Ne jemi zotuar të heqim kufizimin prej 15 vitesh për pensionet kontribut-dhënëse. Ne jemi zotuar se nuk do të ketë ndihmë sociale apo pension nën 300 euro. Ne do të institucionalizojmë kujdesin për personat me nevoja të veçanta. Qeveria e re do të financojë 15% të projekteve të organizatave joqeveritare”, tha Hoti.
Ai i ka porositur qytetarët “mos u mashtroni nga premtimet boshe të kundërshtarëve tanë, atyre që kundërshtonin çdo gjë, atyre që kundërshtuan çdo hap në rrugën e gjatë të shtet-ndërtimit”.
“Ato premtime nuk bazohen në asnjë program. Ju e keni vërtetuar vetë se vetëm ne kemi prezantuar program të plotë qeverisës në këto zgjedhje. Ju ftoj të krahasoni qeverisjen tonë me qeverisjet e kaluara. Ata merreshin me teori konspirative për harta e thika në Shtëpinë e Bardhë. Ne komunikonim drejtpërdrejt me miqtë tanë perëndimore”, tha kryeministri Hoti.
Hoti ka shtuar se oponentët politik nuk lanë gjë pa thënë për Administratën amerikane. “Ne morëm ftesë për të nënshkruar marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, që është kontratë me partnerin tonë strategjik, me aleatin tonë më të fuqishëm. Me veprimet e tyre, u vendosën sanksione financiare ndaj Kosovës. Ne nënshkruam marrëveshje për projekte madhore. Ata merrnin kërcënime për tërheqje të trupave amerikane nga Kosova. Ne u ftuam të bëhemi bashkë me ushtrinë tonë në misione paqeruajtëse”, shoi Hoti.
Sipas kryeministrit, me qeverisjen e LDK-së, Kosova u kthye në krye të agjendës amerikane për Ballkanin.
“Letra e Presidentit Biden, e rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Republikën e Kosovës, si shtet sovran. Kjo nuk është arrihet me retorikë boshe dhe letra të mbushur me parulla ndaj miqve tanë perëndimor, siç bënin këta. Kjo arrihet me veprime vizionare, me veprime konkrete shtet formuese. Kjo letër hodhi poshtë teoritë, që ishin dhe mbeten teori të marra, se në Shtëpinë e Bardhë po planifikohej copëtimi i Kosovës”, shoi ai.
Hoti i ka ftuar gjithë qytetarët, të të gjitha moshave që ditën e diele të dalin në zgjedhje, të votojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës me numrin 132.

T� tjera
-
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, fëmija i saj 12-vjeçar dërgohet në strehimore
Fëmija rreth 12-vjeçar i Arlinda Zekajt ndodhet në njërën prej strehimoreve n...
-
“E pranoj që e kam kanosur, e bëra për shkak të djalit” – Zbardhet dëshmia në Prokurori e Jeton Sylajt
Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur dyshime të bazuara mirë se Jeton Syla...
-
Kryetari i Mitrovicës reagon pas deklarimeve për grantet: “Prokuroria Speciale foli, grantet janë dhënë me meritokraci”
Kryetari i Komunës së Mitrovicës ka reaguar përmes një postimi, duke thënë se...
-
S’miratohet kërkesa e Musliut që drejtori i Policisë të raportojë për rastin e Arlinda Zekajt
Komisioni Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes ka refuzuar kë...
-
Shiroka-Pula takon ministrin e Malit të Zi, Marash Dukaj – në fokus bashkëpunimi mes dyja vendeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim ministrin e A...
-
Kurti përmend ultimatumin: Kanë edhe 54 orë afat për raportin për Arlinda Zekajn
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se institucioneve përkatëse...
-
Nagavci inicion komision hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt
Arberie Nagavci ka bërë të ditur se kanë iniciuar themelimin e një komisioni ...
-
Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universita...
-
Njihuni me Kfor Gashin, lindi vetëm pak ditë para hyrjes së NATO-s në Kosovë
Nuk është ushtarak, por mban emrin e një prej misioneve ndërkombëtare më të n...
-
Sa euro u shpenzuan nga Aleanca për tre muaj?
62.675 mijë euro është shifra që Aleanca shpenzoi nga korriku deri në shtator...
-
Raporti i KQZ’së, LDK shpenzoi mbi 163 mijë euro në tremujorin korrik-shtator
Me qëllim të zbatimit të Ligjit për Financim të Subjekteve Politike, në ueb f...
-
Fondacioni Jahjaga dhuron rreth 80 mijë euro për Klinikën e Onkologjisë
Fondacioni Jahjaga ka ndarë një donacion në vlerë prej afro 80 mijë eurosh pë...































