Asllanaj: Pensionistët meritojnë më shumë e më mirë
Autori: Gazeta inFokus
18:38 | 11 February 2021
Kandidati i LDK-së për deputet nga Suhareka Sali Allanaj, sot takoi pensionistët e Komunës së Suharekës. Me këtë rast ai tha se pensionistët e kësaj komune sikur edhe të gjithë Kosovës meritojnë trajtim më dinjitoz, pasi që kanë dhënë shumë për Kosovën.
“Jam i nderuar që sot ndodhem në mesin tuaj, më vjen mirë që kemi rast të bisedojmë shtruar për hallet tuaja. Ju meritoni më shumë dhe më mirë, them shumë më mirë pasi që kontributi i juaj për këtë vend është i madh e i pa mohueshëm. Jam sot këtu para jush për të shprehur zotimin tim se do të bëj gjithçka që është e mundur që kerkesat e juaja t’i artikuloj fuqishëm në Kuvendin e Kosovës, pasiqë e drejta është në anën tuaj”, ka thënë Asllanaj.
Në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e së dieles, kandidati për deputet i LDK-së, Sali Asllanaj, sot qëndroi në Kryqin e Kuq të Komunës së Suharekës. Në takim me punonjësit e këtij institucioni, Asllanaj, ka thënë se angazhimi i atyre që kanë punuar në Kryqin e Kuq, edhe në periudhat më të rënda për vendin, meriton të çmohet e respektohet.
“Instituciioni në të cilin ju punoni, pa dyshim se është njëri nga ato institucione të cilat kanë kontribuuar për Kosovën në periudha të rënda, sidomos para luftës. Ruaj respektin më të lartë për të gjithë ju dhe ata qe punuan në të kaluarën këtu “, tha ndër të tjera Asllanaj.
Ish-kryetari i Komunës së Suharekës për tri mandate, Sali Asllanaj, ka vendosur që t’i futet edhe njëherë garës për deputet, gjersa në listën zgjedhore të LDK-së Asllanaj mban numrin 41.
Ai ishte deputet edhe në legjislaturën e viteve 2010 – 2013 të Kuvendit të Kosovës, ndarsa gëzon një mbështetje të madhe për gjithë angazhimin e tij në të gjitha pozitat që ka mbajtur.






T� tjera
-
“Do ta vazhdoni faqebardhë”, Jahjaga i ofron mbështetje Shiroka-Pulës
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar presidenten Justina Shi...
-
Bastiset shtepia e një të dyshuari, konfiskohen narkọtikë, ạrmë dhe municiọn
Policia e Kosoves, konkretisht hetuesit policor nga Sektori Rajonal për Trafi...
-
Dita e 15-të e tubimit në Tiranë: Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë
Në Tiranë po mbahet dita e 15-të e protestës së studentëve, ku disa prej tyre...
-
Banka Botërore për Kosovën: Rritja ekonomike mund të lëviz për 0.2 %, “çmimet e larta të ushqimit rrezik i rëndësishëm”
Grupi i Bankës Botërore, ka publikuar raportin e Rregullt Ekonomik për Ballka...
-
Vras*ja e Arlinda Zekajt, reagon ambasada gjermane: Të mbrohen gratë në rrezik
Ambasada gjermane në Prishtinë tha se janë “thellësisht të pikëlluar” për vra...
-
Vras*ja e Arlinda Zekajt, të mërkurën nga ora 16:00 protestë në Prishtinë, vazhdon edhe ditëve tjera
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për revoltë kombëtar...
-
Një muaj paraburgim për Jeton Sylajn, ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt
Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë për ca...
-
Zgjedhjet lokale, presidenti Begaj njofton nisjen e konsultimeve
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka ftuar partitë politike, për t’u kon...
-
Imami i fshatit thirrje në varrimin e Arlindës: Boll ma me vrasje të grave, është ligësi, është marri
Imami i fshatit Radac të Pejës ka bërë thirrje të ndalet vrasja e grave në Ko...
-
EULEX dënon ngjarjen në Vitomiricë, po e monitoron nga afër rastin
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka dënuar...
-
Djali i Arlindës shoqërohet për vizitë te tezet dhe dajtë – në shtëpinë ku jetoi me nënën e tij
Djali i Arlinda Zekajt është dërguar për vizitë te tezet dhe dajtë, në shtëpi...
-
U kapën me mbi një kilogram marih*uanë në Bibaj, prokuroria kërkon paraburgim për dy persona në Ferizaj
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj,...





























