Tubimet e partive politike gjatë fushatës, reagon Avokati i Popullit
Autori: Gazeta inFokus
09:26 | 09 February 2021
Avokati i Popullit përmes një komunikate për media ka shfaqur shqetësimin e tij lidhur me zbatimin selektiv të masave të qeverisë për parandalimin e pandemisë COVID-19, gjatë fushatës zgjedhore për Zgjedhjet e Përgjithshme 2021, raporton Gazeta Express.
Në një njoftim për media, nga zyra e Avokatit të Popullit thonë se kanë vërejtur se që nga fillimi i fushatës parazgjedhore nuk janë respektuar masat anti -covid nga ana e partive politike ndërsa në anën tjetër institucionet që kanë për obligim t’i zbatojnë këto masa nuk kanë reaguar.
“Ky është një standard i dyfishtë që nuk mund të tolerohet dhe cenon barazinë e qytetarëve para ligjit. Përveç kësaj, Avokati i Popullit shpreh shqetësimin e tij për rrezikimin e jetëve të qytetarëve për mos respektim të masave. Avokati i Popullit edhe njëherë rithekson obligimin që kanë të gjitha institucionet dhe partitë politike që të respektojnë masat për parandalimin e pandemisë ndërsa fton autoritetet kompetente që të ndërmarrin veprime konkrete për respektimin e këtyre masave nga subjektet politike”, ka thënë ai.
“Avokati i Popullit bazuar në ankesat që ka pranuar nga qytetarët që ndërlidhen me procesin zgjedhor e që kryesisht kanë të bëjnë me verifikimin e aplikacioneve jashtë vendit, vështirësitë për shkarkim të formularëve të fletëvotimeve nga ëeb faqja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), mos përfshirja e qytetarëve me të drejtë vote në listën e votuesve, si dhe mospranimi përmes emailit të ankesave nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Po ashtu, kërkesë e veçantë e votuesve jashtë vendit ka qenë mundësia që të shtyhet afati për pranimin e votave të dërguara me postë. Lidhur me këto ankesa, Avokati i Popullit i bënë thirrje KQZ-së ti shqyrtojë ato me qëllim që askush të mos privohet nga e drejta për të votuar.
Për krejt këto shqetësime e me qëllim të përmbushjes së mandatit kushtetues, Avokati i Popullit është mobilizuar që të monitorojë procesin zgjedhor dhe me këtë rast njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se zyra kryesore dhe ato rajonale do të jenë të hapura në ditën e zgjedhjeve ku do të pranohen ankesat në rast të parregullsive që cenojnë të drejtën e votës së lirë.
Zgjedhjet janë të rëndësishme për vendin prandaj është në interes të të gjithëve që këto zgjedhje të jenë të lira e demokratike“, thuhet në komunikatë.

T� tjera
-
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara, në mëngjes mundësi për mjegull
Të mërkurën në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndar...
-
Kuvendi mban sot katër mbledhje të komisioneve, në fokus AKI-ja dhe energjia
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen katër mbledhje të komisioneve parlamen...
-
Qeveria mban mbledhje, në rend dite 12 pika
Qeveria e Kosovës do të mbajë sot, më 28 tetor, mbledhjen e radhës. Sipas ...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt: Protestohet sot në Prishtinë, vazhdon edhe ditëve të tjera
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për revoltë kombëtar...
-
Tri ditë në arrati, lokalizimi në male dhe arrestimi i Albert Sylajt
Tre ditë pasi dyshohet se vrau ish-kunatën e tij, Arlinda Zekaj, policia ka a...
-
Arrestohet dorasi i Arlinda Zekajt
Policia e Kosovës ka arrestuar sonte Albert Sylajn, i dyshuari për vrasjen e ...
-
Shkoi te motra por s’i bënë zgjidhje, Albert Sylaj i ka minutat e numëruara nga arrestimi
Njësite të shumta policore, në krye me njësitin special FIT, po realizojnë ak...
-
Pas pak pritet dorëzimi i Albert Sylajt
Njësitet operative policore kanë arritur të lokalizojnë Albert Sylajn, i dysh...
-
Nëna, vëllai dhe fëmijët e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt nisen për ta takuar, të shoqëruar nga njësia FIT – pritet arrestimi
Zhvillime të reja janë raportuar sonte lidhur me Albert Sylajn, të dyshuarin ...
-
Raportohet se i dyshuari për vrasjen e Arlindës është lokalizuar në zonën e Becit, mbrëmë është parë në Prishtinë
Informacione të reja kanë dalë në dritë lidhur me lëvizjet e mundshme të Albe...
-
Raportohet të jetë lokalizuar i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt, kushti i tij i vetëdorëzimit: Vetëm 10 minuta të flas me familjen
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës,...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot kryesisht i vranët në pjesën më të madhe të vend...


































