Hoxhaj ia premton një ministër Kaçanikut, PDK votohet për 4 vite, të tjerat për 2-3 javë
Autori: Gazeta inFokus
20:13 | 07 February 2021
Hoxhaj ka thënë se dhimbja për ish-liderët e UÇK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin është kthyer në forcë dhe vullnet për PDK-në.
“Ju mund të pyesni se pse keni lënë emrin “Rimëkëmbje”. Për t’iu treguar të gjithëve se kush e merr në këmbë Partinë Demokratike të Kosovës ne e ngritim në këmbë dhe e ngritim shtetin e Kosovës. Rimëkëmbja është politike, arsimore, shëndetësore dhe nuk ka parti që ka program më të qartë se Partia Demokratike e Kosovës. Qytetarët e dinë që kush e voton PDK-në ka votu për katër vjet, kush voton partitë tjerë, voton për dy-tri javë”, ka thënë ai.
Hoxhaj ka theksuar se me PDK-në në pushtet do të përmbyllet procesi i shtetndërtimit të Kosovës dhe do të ndodhë anëtarësimi në OKB.
“Edhe Qeveria Kurti që ishte shkurti, edhe Qeveria Hoti që ishte koti krejt çfarë kanë bërë kanë izoluar këtë vend, sepse nuk kanë ide dhe vetëdije shtetërore. Dhe disa prej tyre nuk i kanë besuar këtij vendi. Unë kur kam qenë ministër i Punëve të Jashtme dhe kam shkuar nëpër botë për njohjen e Kosovës, më thonin binde një herë kryetarin e opozitës për shtetësinë e Kosovës. Ne jemi partia që do të përmbyllim shtetndërtimin e Kosovës me anëtarësimin e Kosovës në OKB”, ka shtuar ai.
Hoxhaj ka premtuar rritje të pensioneve dhe të pagave për të gjitha kategoritë, si dhe ka thënë që në qeverinë e tij për herë të parë një ministër do të jetë nga Kaçaniku.
“Për këto tema e kam ftuar Albin Kurtin me fol në debat, por ai i ikte në debat. Ai nuk mendon për juve, ai nuk ka propozime konkrete. Ai mund të vjen të marshon në Kaçanik, por nuk ka propozime se çfarë do të bëjë për Kaçanik. Me mua kryeministër, për herë të parë Kaçaniku do të ketë ministër në qeveri të vendit.”, ka theksuar ai.
Të bashkëngjitur e keni linkun me pamje dhe deklarata nga tubimi në Kaçanik:
![]()

T� tjera
-
“Nana, të dua shumë”, pankarta emocionuse me foton e Arlindës me të birin
Protesta në Prishtinë, ku po kërkohet siguri për gratë dhe drejtësi për të vr...
-
Marta Kos ia bën të qartë Serbisë: S’ka përparim drejt BE’së pa sanksione ndaj Rusisë
Marta Kos, komisionerja evropiane për zgjerim, ka deklaruar se Serbia nuk do ...
-
Pas përfudnimit të aksionit në Ministrinë e Drejtësisë, protestuesit nisen drejt KPK-së
Protesuesit pasi janë nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, kanë va...
-
“Gjumi s’ka me iu nxanë”, mesazhet e protestuesve në Prishtinë përmes pankartave
Pankarta me mbishkrime të ndryshme dhe fotografi të personave që ishin përgje...
-
Familjarët e Arlinda Zekajt i bashkohen protestës në Prishtinë, kërkohet drejtësi dhe dorëheqje e ministrave
Ka filluar protesta në Prishtinë, e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe V...
-
‘‘Liri, barazi, solidaritet’’, ‘‘Jepni dorëheqje’’, protestuesit kërkojnë llogaridhënie, dikush bën video nga ministria
Në Prishtinë, ka nisur protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protesta, ë...
-
“Gra revoltohuni”, vrḁsja e Arlinda Zekajt, nis protesta në sheshin “Zahir Pajaziti”
Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ka nisur tashmë protesta pas rastit...
-
Lajm i mirë nga Roma, Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin, ndërhyrja i shpëton syrin
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari nga Elbasani që mbeti i plagosur rëndë në sy gjat...
-
Kurti në konferencën për medresetë: Sot funksionojnë lirshëm në Kosovë dhe Shqipëri
Kryeministri Albin Kurti, ka marrë pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëta...
-
Presidentja Shiroka Pula merr urim nga Mbreti Abdullah II i Jordanisë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një let...
-
Haxhiu pret ministrin malazez Dukaj, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Mal i Zi
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu priti sot në Kuvend ministri...
-
Dita e 16-të e protestës në Shqipëri, studentët pas marshimit në kryeqytet rikthehen te Ministria e Arsimit
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe...


































