LDK hap fushatën zgjedhore, Hoti shpalos zotimet për qeverisjen
Autori: Gazeta inFokus 06:59 | 03 February 2021
Lidhja Demokratike e Kosovës ka hapur fushatën e saj për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, përmes një video-materiali në të cilin kandidati për kryeministër nga radhët e kësaj partie Avdullah Hoti shpalosi zotimet dhe prioritetet e tij për mandatin qeverisës të vendit.
Sonte në 00:00 edhe zyrtarisht ka nisur afati për fushatën e subjekteve politike për zgjedhjet e 14 shkurtit, të cilat do të mbahen pas vendimit të Kushtetueses për rrëzimin e Qeverisë Hoti.
LDK në këto zgjedhje kandidat për kryeministër ka Avdullah Hotin, i cili tha se programi i kësaj partie ofron zgjidhje konkrete dhe se prioritet do të jetë shëndetësia, vaksinimi kundër COVID-19, sigurimet shëndetësore, sistemi informativ shëndetësor dhe modernizimi i pajisjeve mjekësore.
Prioritet tjetër do të jetë arsimi, për të cilin Hoti tha se do të ketë rritje të pjesëmarrjes në arsimin parashkollor, uljen e numrit të nxënësve për klasë, implementimi i mësimit gjithë ditor, forcimi i arsimit profesional, ngritja e cilësisë në arsim të lartë dhe promovimi i shkencës.
Hoti një tjetër zotim ka dhënë investimet në fuqizimin e rinisë, punë praktike me pagesë, grante për biznese për të ri, bursa për talente, zhvillimin e turizmit, mbështetja për kulturën dhe artistët.
Në aspektin ekonomik ai tha se do të ketë lehtësim të kushteve të kredive, subvencionim i normave të interesit, grante për biznese, fiskalizim digjital dhe liberalizim i tregut të energjisë, si dhe do të mbështesin bizneset inovative.
“Do të mbështesim bujkun dhe prodhuesin me shumë më tepër subvencione dhe grante, të orientuara kah prodhimi, me procedura transparente. Do të rrisim sipërfaqet bujqësore nën ujitje. Do të përmbyllim rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët dhe trajtimin e ujërave të zeza. Zotohemi të digjitalizojmë të gjitha shërbimet publike në afat rekord, që të evitojmë çdo burokraci ndaj qytetarëve dhe bizneseve”, ka thënë Hoti.
Sipas tij, nën qeverisjen e LDK-së, prokurimi publik do të jetë plotësisht elektronik, transparent dhe me standarde të reja, Odat dhe shoqatat profesionale do të marrin rol me ligj në zbatimin e politikave ekonomike dhe sociale, ndërsa paga minimale do të jetë 300 euro.
“Paga minimale do të jetë 300 euro pa dallim moshe. Zotohemi të heqim kufizimin prej 15 vitesh për pensionet kontribut-dhënëse. Nuk do të ketë pensione nën pagën minimale nga viti 2023. Asistenca sociale do të bazohet në shpenzimet e jetesës. Do të ofrojmë kujdes institucional për personat me nevoja të veçanta. Për të siguruar shtet ligjor plotësisht funksional, do të nisim vettingun në drejtësi që do të rrisë efikasitetin dhe transparencën në drejtësi. Me partnerët tanë, do të sjellim gazin në Prishtinë dhe do ta lidhim Prishtinën me Durrësin me hekurudhë”, ka thënë Hoti.
Të tjera
-
Haradinaj ngjitet Majës së Strellcit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është mjaft ak...
-
Nagavci: Le ta mbrojmë gjuhën shqipe me çdo formë, çdo ditë nga pak, dhe çdo vit më shumë
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është shprehur se si ministri kanë ndërm...
-
Kurti shkon në Austri, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Vjenë të Austrisë...
-
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet ne NATO e BE
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku në kuvendin e 11-të zgje...
-
Gjendja e fëmijës që u plagọs nga vëllai në Suharekë është stabile
Një 10-vjeçar u plagos aksidentalisht mbrëmë nga vëllai i tij i mitur në Suha...
-
Haxhiu për agjendën e VV’së: Shah e ping-pong me Deharin
Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të agjendës së Lëv...
-
Bëri shqiponjën në Beograd, policia e Daçiqit e arreston shtetasin e Zvicrës
Një shtetas i Zvicrës është arrestuar të shtunën në Beograd, pasi që siç rapo...
-
Ben-Meir: BE-ja është shumë e pakënaqur me Kurtin
Profesori dhe eksperti amerikan në shkenca politike, Alon Ben-Meir thotë se B...
-
Mbi 100 organizata të shoqërisë civile nga Ballkani i kërkojnë BE-së përfshirjen e Kosovës në iniciativën ECMI
Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN), anëtare e së c...
-
Gerxhaliu: Me investimet direkte nga BE, SHBA dhe Kina “Serbia e madhe ekonomike” po bëhet realitet!
Se nuk ka aleanca strategjike por vetëm alenca ...
-
Gara presidenciale amerikane, Trump premton ditën e çlirimit, Harris u shkruan shqiptarëve
Tashmë numërimi mbrapsh ka filluar… kanë mbetur vetëm 2 ditë përpara se Ameri...
-
Ministria e Drejtësisë: Për herë të parë secila komunë do të ketë së paku nga një noter
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se gjatë këtij mandati është trefishuar nu...