Lajme

Pejani kërcënon me vrasje një polic

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 20 January 2021

Një person është arrestuar në Pejë pasi ka kanosur me vrasje njërin prej zyrtarëve policor, shkruan Gazeta inFokus

Policia ka njoftuar se i dyshuari fillimisht ishte arrestuar pasi kishte bërë një tejkalim të shpejtësisë gjatë vozitjes në Pejë.

Ndërkohë ai ka kanosur policin, pasi ishte ndalur nga njësiti policor.

-Advertisement-

“Rr. Konferenca e Bujanit, Pejë 19.01.2021-16:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke drejtuar veturën kishte bërë tejkalim të shpejtësisë, por kur  ishte ndalë nga njësiti policor i dyshuari e kishte kanosë me vrasje njërin prej zyrtarëve policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rast vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të policosë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera