Lajme

Gjashtë kandidatë për deputetë të AAK-së, ish ushtarë të Brigadës 138  Agim Ramadani

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 17 January 2021

Ish – Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, kandidat për deputet në listën e AAK-së kësaj radhe nuk është i vetëm por vet i gjashti nga Brigada 138 Agim Ramadani, shkruan Gazeta inFokus.

Lista e kandidatëve të AAK-së përveç Rrustem Berishës, ka Time Kadriaj, Dardan islami, Faruk Nura, Musa Draga dhe Baki Feta, të gjithë ish luftëtarë të brigadës 138 Agim Ramadani.

Ndërkohë që KQZ më parë ka bërë me dije se së shpejti pritet certifikimi i kandidatëve të të gjitha partive sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, mbi bazën e të cilave funksion KQZ-ja dhe certifikon kandidatët./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera