Problemet me rruazat e shtyllës kurrizore/ Si të kuptoni simptomat
Autori: Gazeta inFokus 07:30 | 02 December 2020
Ka shumë raste kur njerëzit zgjohen me dhimbje të mesit dhe anashkalojnë disa simptoma të lehta që tregojnë daljen nga vendi të diskut ndërruazor. Një gjë e tillë, shoqërohet me dobësi të gjymtyrëve, dhimbje të këmbës dhe mpirje të duarve.
Disku ndërrruazor mund të dalë nga vendi për një sërë arsyesh. Me kalimin e moshës, substanca xhelatinoze që gjendet mes disqeve të vertebrës nis të rrjedhë dhe lehtëson daljen nga vendi të tyre.
Cilat Janë Simptomat e Daljes Nga Vendi Të Diskut Ndërrruazor.
Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë që të keni kujdes ndaj simptomave të mëposhtme.
Dhimbje e Krahëve dhe Duarve
Dhimbja që shkakton rrëshqitja e diskut në fjalë mund të manifestohet edhe në zona të tjera të trupit veç shpinës. Simptomat mund të shtrihen tek pjesa e gjymtyrëve siç janë krahët, duart dhe këmbët.
Ftohja e Njërës Anë të Trupit
Rrëshqitja e diskut ndërrruazor shkakton një acarim të nervave. Kur kjo ndodh, njeriu përjeton ndjesinë e mpirjes, djegies dhe ftohtësisë në një anë të trupit.
Mpirja e Duarve
Dalja nga vendi e diskut ndërrruazor prek edhe nervat në shtyllën kurrizore. Një gjë e tillë ndikon në shumë prej mënyrave se si transmetohen mesazhet në organizëm. Mpirja e duarve zakonisht tregon se pjesa e qafës është burimii problemit.
Dhimbje Të Këmbëve
Nëse disku i dalë vendit ndodhet në zonën e poshtme të shtyllës kurrizore ju mund të përballeni me problemin e nervit shiatik. Dhimbja përhapet në të gjithë kofshën dhe shkakton dhimbje të gishtave dhe këmbës.
Dhimbje Gjatë Të Qeshurës
Kolla, e qeshura dhe tështima shkaktojnë një presion të madh në pjesën e shpinës. Nëse ju keni dhimbje sa herë që kolliteni, qeshni apo tështini, atëherë bëni një vizitë tek mjeku.
Dhimbja Përkeqësohet Kur Trupi Pushon.
Dhimbja që përkeqësohet kur ju qëndroni të ulur apo përkuleni para është një nga simptomat më të forta të daljes nga vendi të diskut ndërrruazor.
Kur Duhet Të Shkoni Me Urgjencë Tek Mjeku
Në shumicën e rasteve nuk kemi të bëjmë me një urgjencë. Megjithatë, ka raste kur rrëshqitja e diskut shkakton kompresim të disa nervave duke ndikuar kështu tek lëvizshmëria. Nëse vëreni që nuk jeni në gjendje të funksiononi njësoj si më parë, shkoni menjëherë tek mjeku./AgroWeb.
Të tjera
-
Kosova pa institucion të veçantë për trajtimin e rasteve të dhṷnës sẻksuale, shqetësuese devijimi social
Kosova nuk ka institucion të veçantë për trajtimin e rasteve të dhunës seksua...
-
Jo, koha nuk është në anën e Rusisë
Shkruan Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e J...
-
Lajcak: Kosova të nis themelimin e Asociacionit dhe ta pranojë draftin e BE-së
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, i pyetur për zbat...
-
Komandanti i KFOR-it: Bëmë përforcimin më të madh në dekadën e fundit
Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk Ozkan Ulutas, ka folur lidhur me situatë...
-
Menduh Thaçi: Me Albinin nuk kam hatërmbetje, do të pajtohemi shpejtë
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se nuk ka ha...
-
Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë, po përgatiten ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kreu i Institutit ESI, Gerald Knaus, ka thënë se janë disa shtete anëtare të ...
-
Rezoluta për Srebrenicën, pro dhe kundër
Ata që respektojnë vendimet e gjykatës mbështesin Rezolutën për Srebrenicën, ...
-
Prej një dekade Kosova nuk po arrin ta funksionalizoj Sistemin Informativ Shëndetësor
Ani pse ka kaluar një dekadë prej kur kishte filluar provimi i zbatimit të Si...
-
Reshjet e shiut, Policia e Kosovës me apel për qytetarët
Përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social, Facebook, Policia ka a...
-
Vrἀsje në tentativë në Ferizaj: Gjashtë muaj në vonë Policia arreston katër persona
Më 17 tetor të vitit 2023, pas mesnatës në Ferizaj, kishte ndodhur një gjuajt...
-
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, garë e “nxehtë” te shqiptarët
Partive politike dhe kandidatëve për president u kanë mbetur edhe tri ditë pë...
-
Arrestohet shoferi i autobusit në Vërmicë, i ofroi policit ryshfet pesë euro
Policia e Kosovës e ka arrestuar një shofer të autobusit, shtetas i Maqedonis...