Krahu i djathtë i Vjosa Osmanit i reagon Zafir Berishës: Diplomacia nuk është odë
Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 25 November 2020
Këshilltari i ud., të presidentes së Kosovës, Faton Peci i ka reaguar zyrtarit të Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, pasi ky i fundit e ka konsideruar si “ofendim” të shtetit të Kosovës, faktin që Vjosa Osmani është ushtruese e detyrës së presidentit, shkruan GazetaBlic.Peci, në një postim në Facebook ka thënë se ky reagim i Berishës, sipas tij, është organik për gjëra, që siç ka thënë ai, kanë ecur “mbrapshtë prej afro dy dekadash dhe në të cilat është përfshirë edhe Berisha”.
“Nga shkaku se nuk është diplomacia odë ku me kritere kanuni vendoset për veprimet. Është çështje më e hollë se sa një qëndrim i yti në Facebook. Ndaj, Zafir, vazhdoje rrugëtimin tënd me fyerjen si mjet politik, sepse gjithmonë ka një fund. Kurdo që ju dalim në ballë gjërave të këqija, shkeljeve ligjore, nuk është vonë. Koordinator, vazhdoje përpjekjen tënde kibernetike, kurse dostat e bashkëpartiakët rehatoi në odën tënde”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Zv.ministri e koordinatori kibernetik, Zafir Berisha paska marrë mundin të bëj një “analizë” në lidhje me u.d. Presidenten, Vjosa Osmani, duke përdorur mjetin politik që i hynë në punë çdo ditë- fyerjen.
Zafir, e kuptoj reagimin tënd. Është reagim organik për gjëra që kanë ecur mbrapshtë prej afro dy dekadash dhe në të cilat je përfshi ti, bashkë me shokët e tu e me parti.
Të dhurosh post konsulli për vota është marifet politik i paparë. Si koordinator, sigurisht ia kë anën me koordinime të kësaj natyre. Mbase edhe mund të kesh qenë koordinator i kësaj pune?!
Natyrisht që çfarëdo përpjekje për të vendos rend e ligj prej teje dhe shokëve mund të kuptohet si cenim, porse duhet të ekzistojë një kohë kur duhet t`i jepe fund diplomacisë së odave.
Me devotshmëri jeni vërë në mbrojtje të ish-bashkëpartiakut tuaj, e pritshme, e natyrshme, porse jo normale.
Nga shkaku se nuk është diplomacia odë ku me kritere kanuni vendoset për veprimet. Është çështje më e hollë se sa një qëndrim i yti në Facebook.
Ndaj, Zafir, vazhdoje rrugëtimin tënd me fyerjen si mjet politik, sepse gjithmonë ka një fund. Kurdo që ju dalim në ballë gjërave të këqija, shkeljeve ligjore, nuk është vonë.
Koordinator, vazhdoje përpjekjen tënde kibernetike, kurse dostat e bashkëpartiakët rehatoi në odën tënde.
Shteti nuk është pazar, e integriteti i tij është mbi interesin tënd, bashkëpartiakëve dhe partisë tënde!
P.s
Për siZafirët, vendosja e vulës së Presidentit Rugova në aktet zyrtare të Presidencës është përmbushje e obligimit ligjor.
Me Ligjin për Presidentin e Republikës së Kosovës, në kreun I te Dispozitat e Përgjithshme, në pikën 2 të Nenit 1 thuhet se : ”Presidenti i Republikës së Kosovës ka simbolet e veta, të cilat përdoren krahas simboleve të Republikës së Kosovës”.
Tradita institucionale dhe aplikimi i ligjeve nuk është çështje periodike, por sistematike.
Ata që po kasavetohen pse është rikthy vula në vendin e vend, duhet ta shtojnë një pyetje: Pse vula e Presidentit Rugova që është përdorur në dokumente zyrtare para disa vjetësh është reviduar nga përdorimi?!
Me vulën e presidentit Rugova vetëm se po zbatohet një kriter ligjor, i shkelur nga presidenti paraprak!
Të tjera
-
Vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë, lëndohen dy persona
Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suhare...
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, e nuk janë të gatshëm t’i heqin masat Kosovës
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave...
-
“Bajraktarët” e Shqipërisë nisin kontrollet nga ajri
Në ditët që vijnë do të nisin kontrollet e para nga ajri, përmes fluturimeve ...
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Ditët e fundit, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Ol...
-
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle
Që prej 1 majit, kalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhen pa kontrolle kufita...
-
Zbulohet statuja e Skënderbeut në Gjakovë, marrin pjesë pozitë e opozitë
Këtë të shtune është zbuluar statuja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skë...
-
Mungesa e pasaportave të reja në Maqedoninë e Veriut: Sytë kah Shqipëria dhe Mali e Zi për pushime
Mile Jovanovski me dy fëmijët e tij dhe bashkëshorten, këtë vit pushimet vero...
-
Ekspertët kinezë dhe francezë kërkojnë të ardhmen shumëpalëshe në forumin e qeverisjes globale
Më shumë se 100 ekspertë kinezë dhe francezë u mblodhën në Paris të enjten pë...
-
Inspektorati i Prishtinës parandalon uzurpimin e një hapësire në lagjen Dardania, gjobit palën
Inspektorati i Prishtinës gjatë ditës së shtunë ka parandaluar tentim uzurpim...
-
BE: Këshilli do të diskutojë për masat ndaj Kosovës në bazë të një raporti të Borell mbi përmbushjen e kushteve
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë në linjë me konkluzion...
-
Voziti me fëmijë në prehër, dënohet me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patentë shoferi për 6 muaj
Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer në qytetin e Mitrovicës, pasi i një...
-
Lajçak: Kosova ta bëjë Asociacionin, Serbia t’ia njohë simbolet, dokumentet e institucionet
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe S...