Lajme

Vjosa Osmani pozitiv me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 17 November 2020

U.D.  presidentja eKosovës, Vjosa Osmani ka rezultuar pozitiv me Covid-19, shkruan Gazeta inFokus.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo, e cila thënë që pasi disa të afërm me të cilët kishte kontakt, rezultuan pozitivë në testin për Covid-19, është testuar në IKSHKP dhe pak më parë është njoftuar se edhe ajo ka rezultuar pozitiv.

“Në dy javët e ardhshme do të punoj nga shtëpia, duke u kujdesur që secili dokument a vendim që kërkon shqyrtim e vendimmarrje dhe që lidhet me përgjegjësitë e mia në të dy funksionet shtetërore që i ushtroj, të trajtohet në kohë. Po ashtu, një numër takimesh do t’i vazhdoj nëpërmjet platformave elektronike”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Tutje ka thënë se përkundër kujdesit maksimal, po shihet që këto ditë virusi është kudo, më i përhapur se kurrë më parë, njëjtë i rrezikshëm si çdoherë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera