Sport

Kqiku: Shpresojmë në më të mirën për ta mbyllur këtë cikël me rezultat pozitiv

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 17 November 2020

Kosova U21 sonte është mysafire e Turqisë U21, sfidë kjo që do të zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian për grup moshat nën 21 vjeç, shkruan Gazeta inFokus.

Futbollisti i Kosovës, Edison Kqiku, në një intervistë për Koha ka thënë që kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe që shpresojnë të nxjerrin rezultat pozitiv.

“Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për të gjithë, pasi Turqia ka një ekip mjaft të mirë dhe besoj se do të jetë ndeshje e fortë. Shpresoj të jap më të mirën secili futbollist që do të jetë në fushën e lojës. Si për shumë lojtarë edhe për mua do të jetë ndeshja e fundit dhe sigurisht do të jetë mjaft emocionuese. Shpresojmë në më të mirën për ta mbyllur këtë cikël me rezultat pozitiv”, ka deklaruar Kqiku.

-Advertisement-

Kjo përballje luhet me fillim nga ora 17:00 në Samsun./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera