Policia arreston pronarin e një depoje ushqimore, ndërronte afatin e artikujve dhe i shiste
Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 29 October 2020
Policia në Gjilan ka arrestuar pronarin e një depoje ushqimore, nën dyshimin se ka shitur produkte ushqimore me afat të skaduar dhe ka kryer veprën penale “Prodhim dhe vënje në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”.
Rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes në rrugën “Beqir Musliu” në Gjilan, shkruan Gazeta inFokus.
“Me 29 Tetor 2020, Njësia Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion që vepron në Gjilan, përmes rrugëve operative ka pranuar një Informatë se një depo ushqimore që gjendet në rrugën “Beqir Musliu” këtu në Gjilan, i dyshimti pronari i saj posedon dhe shpërndan artikuj ushqimor nëpër qendra tregtare dhe në shitoret me pakicë në qytetin e Gjilanit dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia njofton se produktet ushqimore që shpërndaheshin nga i dyshuari, dyshohej se ishin me afat të skaduar dhe ishte ndërhyrë në shtyrjen e afatit të tyre.
“Dyshimi ishte bazuar në faktin se produktet ushqimore që shpërndaheshin nga i dyshuari, dyshohej se ishin me afat të skaduar dhe se i njëjti ka ndërhyrë në afatin e skadimit të artikujve të ndryshëm. Policia e Kosovës njësiti Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion me leje të prokurorit kanë bërë një kontroll të detajuar në këtë depo”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, gjatë kontrollit të policisë në depon e të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar artikuj ushqimorë me afat të skaduar.
“Gjatë kontrollit, janë gjetur një sasi e konsiderueshme e artikujve të dyshuar ushqimorë që kanë qenë me afat të skaduar, të cilët artikuj janë konstatuara me procesverbalin mbi inspektimin nga Drejtoria e Inspeksionit në Gjilan (Inspektorët e tregut), artikujt janë konfiskuar për asgjësim. Gjatë kontrollit kanë prezantuar edhe inspektorët e ATK-së, të cilët kanë bërë identifikimin e dokumenteve relevante”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është ndaluar në afat prej 48 orësh.
“Në lidhje me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit me prezencë të avokatit mbrojtës. Pas intervistimit dhe fakteve të prezantuara, prokurori i shtetit ka nxjerr Aktvendim për ndalimin e të dyshuarit në afat për 48 orë në Qendrën e Ndalimit në Gjilan. Policia e Kosovës njësitet hetuese janë në fazën e grumbullimit të dëshmive shtesë që lidhen me rastin në fjalë”, thekson njoftimi. /Gaztea inFokus/
Të tjera
-
Krasniqi kujton Masa*rën e Mejës: Ajo flet për viktimën dhe agresorin më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masa...
-
Rohde për të pagjeturit: Keqardhje që s’është bërë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në Ditën Kombëtare për Personat e Z...
-
Ambasada e ShBA-së për të zhdukurit e luftës: Prioritet gjetja e përgjigjeve për familjarët e tyre
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar për Ditën K...
-
Dita e të Pagjeturve dhe Masa*ra e Mejës, Haradinaj: Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujt...
-
KFOR-i konfirmon vetaksidentin në Leposaviq: Brenda veturës ishin katër ushtarë
Një veturë ushtarake e KFOR-it është aksidentuar gjatë ditës së martë në fsha...
-
Drita Millaku, Labinotë Demi Murtezi dhe Ardiana Matoshi nga Vetëvendosje, tri deputetet më pasive në Kuvendin e Kosovës
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës...
-
“Daily Mail” e vlerëson Shqipërinë si perlë të fshehur
Është e lehtë të bindesh për të vizituar një destinacion magjepsës bazuar vet...
-
Tërmeti 6.5 ballësh godet Ishujt Bonin të Japonisë
Një tërmet me magnitudë 6.5 ka goditur Ishujt Bonin të Japonisë të shtunën, n...
-
EULEX: Familjarët e personave të zhdukur kanë të drejtë ta dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre
Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka marrë pjesë në akt...
-
Gjendet i vd*kur një burrë në Fushë Kosovë, policia nis hetimet
Është gjetur i vdekur një burrë në një banesë në Fushë Kosovë dje. Policia...
-
Kurti: Jam optimist për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpjeguar se si do ta menaxhojë sfidën...
-
Osmani pret në takim përfaqësues të familjarëve të të zhdukurve të lu*tës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim përfaqësues të familjarëve...