Lutfi Haziri flet për mundësinë që Isa Mustafa të bëhet president
Autori: Gazeta inFokus 23:03 | 26 October 2020
Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri thotë se kjo parti nuk ka emër konkret për president të vendit.
“Nuk kemi emër të përveçëm që kemi diskutu, nuk kemi diçka konkrete që mund të themi se LDK’ja kërkon me ekskluzivitet presidentin. Ne kemi thënë, çdo formulë që ofron stabilitet edhe në qeverisje edhe në institucionin e presidentit, ne jemi të gatshëm me ofru rolin tonë. Por deri në këtë fazë nuk kemi diçka konkrete”, thotë Haziri.
Por a do të pranonte LDK që të lëshonte postin e kryeministrit që Isa Mustafa të zgjidhej president?
“Për mendimin tim ka qenë njëra prej opsioneve më të mira dhe të qëndrueshme, sepse ne e konvertum rolin e kryeministrit për president sepse LDK’ja kishte ndjeshmërinë emocionale lidhur me zyrën e presidentit për shkak të presidentit Ibrahim Rugova”, shpjegoi Haziri për SyriTV
Sipas tij ka diçka që do e bënte LDK’në që të merrte një vendim të tillë.
“Unë mendoj se LDK’ja do të mund t’i ofronte presidencës një figurë uniteti, një organ politik që eliminon kërkesat e partive të vogla, apo largon nga tavolina me mundësi që me i dhënë vendit stabilitet”, tha Haziri.
“Në të kundërtën ne jemi konzervativ në kërkesë edhe më tutje. Qeveria dhe kryeministri është interes i LDK’së në veçanti”, theksoi ai.
“Unë besoj se Isa Mustafa do t’i jepte Kosovës një president të mirë, të besueshëm dhe për mendimin tim do të ofronim stabilitet’, tha Haziri.
Të tjera
-
Lansimi i programit për energjinë, Hovenier: Jemi në një pikë lëvizëse për të arritur planin tonë
Sot është lansuar programi mes MCC-së dhe Qeverisë së Kosovës, ku i pranishëm...
-
Osmani: Kandidatura individuale pamundësoi garën time për balotazh
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nga Fronti Evr...
-
Kryeministri i Malit të Zi: E duam Serbinë, por s’heqim dorë nga njohja e Kosovës
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të...
-
Ali Ahmeti i përgjigjet kandidates së VMRO për Presidente që kërkoi Tribunal për UÇK’në: Kam qenë luftëtar lirie
Për deklaratën e kandidates për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE se do të k...
-
Elshani për vendosjen e kamerave në veri: Janë për sigurinë e qytetarëve
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit, Veton ...
-
Biden dhe Trump fushatë në shtetin e Miçiganit
Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pritet të b...
-
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth KiE-së
Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të komentojë qëndrimin publik të Gjerm...
-
Programi me MCC’në, Kurti: Investimi më i madh në energji në dekadat e fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova po bëhet shteti me ka...
-
Hyn në fuqi programi me MCC-në, Rizvanolli: Kosova do të bëhet shteti me kapacitetin më të madh të baterive
Ka hyrë sot në fuqi programi MCC-në i cili vendosë Kosovën në rend të parë t...
-
Policia në Pejë kërkon ndihmën e qytetarëve në gjetjen e ”Tiktok-erit”
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj pë...
-
Njësiti FAST Kosova arreston një person të kërkuar nga INTERPOL’i
Policia ka njoftuar se njësiti Fast Kosova ka arrestuar një person të kërkuar...
-
Dallavere e dyshime për korrupsion, OSHP bombardohet me ankesa për tenderin 35 milionësh të Liburn Aliut për rrugën Prizren – Tetovë
Dallavere, dyshime për korrupsion e dhjetëra shkelje ligjore dyshohet të kenë...