Limaj tregon se si refuzoi t’ia zgjasë dorën Millosheviqit në një ashensor në Hagë
Autori: Gazeta inFokus 22:56 | 26 October 2020
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka treguar për herë të parë se si kishte refuzuar t’ia zgjasë dorën Sllobodan Millosheviqit derisa të dytë po gjykoheshin në Hagë.
Ai ka thënë se pasi kishin kryer vizitat familjare ishin takuar në ashensor dhe se Millosheviqi kishte provuar t’ia zgjasë dorën, por ai kishte refuzuar një gjë të tillë.
“Jam takuar në Hagë me Millosheviqin dhe gjithë strukturën më të lartë shtetërore. Jemi takuar disa herë. Njiheshim, por me Millosheviqin gjatë krejt asaj kohe vec një herë kam komunikuar.
Kemi qenë në vizita familjare dytë dhe në ashensor kemi hyrë për t’u ngjitur në dhoma pasi kemi kryer vizitat familjare. Vetem në dy në ashensor dhe po donë më ma zgjatë dorën më u pershendet, dhe po më pyet si kalove në vizitë.
Po më vjen keq por s’mund të flas me ty. Tha pse, i thash arsyeja pse jemi këtu, je ti. Ju e keni lehtë me kalu e me ardh me ma zgjatë dorën, por unë s’mund ta bëj sepse ka shumë gjak mes neve dhe për atë gjakderdhje shkaktar je ti. Ka shumë dhimbje e gjak që ka shkaktuar politika juaj”, ka treguar Limaj në një intervistë për Syri TV. Më tutje, ai thtoë se ka komunikuar me të tjerët por jo me Millosheviqin sepse thotë kur e ka parë atë, i kanë dalë fytyrat e mijëra njerzve. “Me të tjerët kam komunikuar. Kur e kam parë atë njeri m’kanë dal fytyrat e mijëra njerzve dhe krejt asaj që ka ndodhë në vendin tonë prej 1987 dhe nuk kam mund ta kapërcej atë dhembje të kombit dhe me ia zgjaë dorën dhe me u bë sikur nuk ka ndodhë asgjë”, ka shtuar Limaj.
Të tjera
-
Dërgohet në OKB propozimi final për rezolutën për Srebrenicën
Propozimi final për rezolutën për Srebrenicën i është dërguar presidentit të ...
-
Miratohet projekt-ligji për rregullimin e tregtimit për kripto-asetet
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka miratuar projektl...
-
Mentor Latifi, ambasadori i ri i Kosovës në Zvicër
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka emëruar Mentor Latifin, ambasador të...
-
Zhduken dy persona, një vajzë e mitur në Podujevë dhe një pacient nga Enti Special në Shtime
Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të zhdukjes në 24-orët e fundit. ...
-
ShSKUK-ja do të bëhet me dy klinika të reja
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë ditë së sotme do të vihet gurth...
-
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e gjashtë të Këshillit Minis...
-
Vde kje e dyshimtë në Dragash
Një vdekje e dyshimtë është duke u hetuar nga policia në Dragash, shkruan Gaz...
-
Plag osja në Lupç: Tre persona ende në QKUK, konfiskohen vetura dhe fish ekë
Pesë persona janë arrestuar të mërkurën nga policia në fshatin Lupç të Poduje...
-
OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Evropë
Me tkurrjen e popullsisë, numri i mjekëve për banorë erdhi në përmirësim vite...
-
AAK shënon 24 vjetorin e themelimit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot e shënon përvjetorin e saj. AAK-ja u ...
-
Osmani merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në përvjetorin e Masakrës së Studimes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në ora 12:00 merr pjesë në Akademinë...
-
Raporti i DASH-it diskutohet sot në Kuvendin e Kosovës
Pas seancës solemne, e cila i kushtohet komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, de...