Pse u thirrët në Hagë? Thaçi zbulon të vërtetën: S’kam pasur asnjë akuzë politikisht
Autori: Gazeta inFokus 22:24 | 26 October 2020
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur lidhur me krimet serbe dhe marrjen e tij në pyetje nga Gjykata e Hagës.
Ai, në “Real Story” në News24, theksoi se gjenocidi, spastrimi dhe masakra serbe mbi shqiptarët është e dokumentuar dhe fajtor është shteti serb.
Sa i takon marrjes në pyetje në Hagë, Thaçi theksoi se nuk ka asnjë akuzë politike ndaj tij, por gjithçka ka ndodhur për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Definitivisht jemi treguar të aftë, sa i përket krimeve serbe. Ne kemi dëshmuar shumë qartë këto krime. Rreth 500 mijë shqiptarë janë keqtrajtuar nga serbët. Edhe vetë shefi i OSBE ka dëshmuar para botës se në Kosovë po ndodhin krime. Krimet serbe janë dëshmuar. Unë jam ftuar si të gjithë ushtarët e luftës. I jam përgjigjur interesimit të tyre. Ka qenë gjithçka transparente. Kam qenë në cilësinë e të dyshuarit. Nuk kam pasur ndonjë gjë të keqe për të dëshmuar, përveç vlerave të luftës. Kemi pasur një rrethanë që është imponuar jo vullnetshëm, themelimin e dhomave të specializuara. Asgjë nuk më sfidon përballë interesit të shtetit të Kosovës për të ruajtur marrëdhëniet e mira me SHBA dhe BE”.
“Tribunali i Hagës ka pasur 17 vite kohë, që kur nisi dhuna masive ndaj shqiptarëve, që të ballafaqohet me krimet serbe. Edhe gjenocidi, edhe spastrimi ekonomik e 400 masakra janë të dokumentuara. Dhuna në Kosovë nga ana e Serbisë, gjenocidi, ka adresë, është shteti i Serbisë, jo individë. Ata kanë funksionuar si shtet, Parlamenti, qeveria, shtabi, policia, ushtria, etj, etj. Unë besoj se një ditë rrëfimi im në gjykatë do të jepet hapur, ku do të mund ta dëgjojnë të gjithë ballafaqimin tim. Jam pyetur për gjëra që ata kanë menduar se i di. Kanë qenë gjëra që ne bashkë i kemi kërkuar dhe gjetur edhe në google. Unë nuk kam pasur asnjë akuzë politikisht, por vetëm për rolin tim në luftën e UÇK”.
Të tjera
-
Moti në Shqipëri do të jetë me vranësira dhe reshje të pakta pasdite
Rrymat e ngrohta subtropikale po dobësohen për shkak të një qendre ciklonike ...
-
Eurostat: Kosova me numrin më të ulët të të burgosurve në rajon
Gratë në Shqipëri kryejnë më pak krime se në të gjithë Europën. Në burgjet sh...
-
22 përfaqësues të Policisë së Kosovës u trajnuan nga DEA amerikane
Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashku...
-
Sot proteston SBAShK-u
Për 1 Maji-Ditën Ndërkombëtare e Punëtorëve do të protestohet. Sindikata e Ba...
-
Presidenti çek: Evropa duhet të përgatitet për zgjerim
Presidenti i Çekisë, Petr Pavel, ka mbështetur zgjerimin e Bashkimit Evropian...
-
34 vjet nga pajtimi i gjaqeve te Verrat e Llukës
Sot bëhen 34 vjet nga ngjarja e madhe për faljen e gjaqeve në Verrat e Llukës...
-
1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve dhe ky manifestim lindi ng...
-
Trump gjobitet 9 mijë dollarë, gjykatësi: Ai mund të burgoset nëse përsëritet shkelja e urdhrit
Gjykatësi, Juan Merchan, vendosi të martën se ish Presidenti Donald Trump shk...
-
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Bosnjën dhe Hercegovinën
Një tërmet i fuqishëm ka goditur zonën e Bosnjë-Hercegovinës rreth orës 05:38...
-
Tahiri: Raporti nuk e kushtëzon anëtarësimin e Kosovës në KiE me Asociacionin
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...
-
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Në fjalimin e tij të parë pas kthimit nga Nju Jorku, presidenti serb Aleksand...