Sport

Dëmtimi i frikshëm/ Lojtari brazilian gjakoset pas dëmtimit në pjesën intime (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 20 October 2020

Mbrojtësi i Flamengos Gustavo Henrique u detyrua të dilte nga fusha pasi u dëmtua në pjesën intime gjatë ndeshjes të dielën.

27-vjeçari mbeti me gjak në pantallona gjatë ndeshjes kundër Corinthians.

Gustavo Henrique duhej të tërhiqej nga fusha dhe të kontrollohej nga mjekët

-Advertisement-

Sipas asaj që ndodhi raportohet se një lojtar i Corinthians aksidentalisht shkeli pjesët e tij private pas një ndërhyrjeje.

Ai fillimisht u largua nga fusha për të ndryshuar pantallonat e shkurtra të bardha pasi ishin të mbuluara me gjak.

Por në minutën e 39-të ai u tërhoq nga fusha dhe u zëvendësua nga Gabriel Noga.

Gjakderdhja ndaloi, por mjekët po e vëzhgojnë nga afër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera