Abrashi: Kosova po bën hapa konkret për realizimin e projekteve të zotuara në Shtëpinë e Bardhë
Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 16 October 2020
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka thënë se Kosova po bën hapa konkret për projektet infrastrukturore të zotuara në Shtëpinë e Bardhë.
Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media, në të cilën ka prezantuar 100 ditshin e punës së tij.
Ministri Abrashi ka thënë po ashtu se projektet infrastrukturore që janë prezantuar në SHBA më 4 shtator janë ndër projektet më strategjike që kanë marrë mbështetjen nga Shtëpia e Bardhë dhe po mbështeten tash edhe nga Bashkimi Evropian.
Madje, për autostradën Besi-Merdare, që është ndër projektet e zotuara në Uashington, Abrashi tha se do të nisë të ndërtohet në pranverë që ka kosto deri 250 milionë euro.
“Të hënë e ardhshme do t’i takojë zyrtarët e DFC-së dhe besoj që jemi një hap para finalizimit të marrëveshjes financiare. Kam dorëzuar tek ta(DFC) studimin e fizibilitetit që për autostradë ekziston, e dimë sa kushton, e dimë trasenë dhe si do të duket. Prandaj, për këtë projekt mund të fillojmë shumë shpejt dhe tani flasim vetëm për mobilizim të fondeve për me u realizuar ky projekt. Tek hekurudha duhet fizibiliteti, edhe për hekurudhën në drejtim të Merdares, edhe për pjesën deri në detin Adriatik. Fizibiliteti përfundon këtë vit për këto dy projekte hekurudhore… Unë besoj që autostrada Besi-Merdare fillon gjatë pranverës së vitit të ardhshëm”, tha Abrashi.
Ndërsa, sfidë për këtë Abrashi thotë se mbetet shpronësimi i pronave, ku kanë mbetur pezull mbi 300 projekte infrastrukturore, edhe pse ka buxhet të mjaftueshëm për realizimin e tyre.
Ministri Abrashi foli edhe për rrugën Podujevë – Prishtinë, për të cilën tha se është paraparë që të hapen llote të reja dhe punime me intensitet më të lartë, pasi si ky projekt ka mbetur mbrapa./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini, deri në 15 vjet burg
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës g...
-
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar pas sulmit në Banjskë
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kërk...
-
Moti sot me diell, temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e me vranësira të shpërndara. ...
-
Kusari-Lila: Dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese s’është kusht para votimit në KiE
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, ka ...
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...