Fëmijët e SOS Fshatit shëndosh si molla
Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 13 October 2020
Fëmijët e SOS Fshatit janë shëndosh e mirë. Zbatimi i masave mbrojtëse kundër Covid-19, ka ndikuar që asnjë nga ta të mos preket nga virusi korona.
Gjatë kësaj kohe vetëm një fëmijë është testuar për Covid-19, i cili ka dalë që nuk është i infektuar.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën inFokus, udhëheqësi i Kujdesit Alternativ në SOS Fshat, Besnik Peci.
“Me datën 12.10.2020 e kem testuar me PCR një fëmijë SOS për shkak se e ka referuar mjeku familjar. Mirëpo fatmirësisht ka rezultuar të jetë negativ. Është fjala për një ftoje në fyt”, është shprehur ai.
Sipas Pecit, shkak për këtë është menaxhimi i mirë që ata kanë bërë, për tu ofruar fëmijëve kujdes, shkruan Gazeta inFokus.
“Ne si organizatë qysh nga fundi i shkurtit 2020 kemi marrë të gjitha masat për kujdesin ndaj fëmijëve. Si rrjedhojë fatmirësisht fëmijët tanë kanë qenë mjaft të përgjegjshëm në respektimin e masave. Si rezultat aktualisht nuk kemi fëmijë të infektuar”, ka bërë të ditur ai.
Për të parandaluar përhapjen e Covid-19, në këtë institucion kanë ndryshuar edhe mënyrën e aktiviteteve me fëmijët.
“Ne kemi praktikuar metoda alternative të realizimit të aktiviteteve. Me ç ‘rast kemi realizuar shumicën e aktiviteteve të planifikuara gjithmonë duke respektuar rregullat e paracaktuara nga institucionet gjegjëse”, ka treguar Peci për Gazetën Infokus.
Ndërsa Lirim Berisha, Psikolog në Fshatin SOS ka thënë se edhe fëmijët që gjenden aty nuk kanë mundur t’i shmangen frikës që ka krijuar situata me pandeminë.
“Sikurse për të gjithë fëmijët tjerë edhe fëmijët e Fshatit SOS janë përballur me frikën e tensionin që ka prodhuar situata pandemike sidomos gjatë muajit Mars”, ka thënë Berisha.
Megjithatë, ai thotë se falë angazhimit maksimal të stafit psiko-pedagogjik, nëpërmjet ofrimit të aktiviteteve dhe formave të tjera të shërbimeve janë evituar efektet negative potenciale psikologjike tek fëmijët SOS.
Aktualisht në SOS Fshatrat e Fëmijëve pjesë e programit të Kujdesit Alternativ janë 59 fëmijë. Në 9 SOS familje aktualisht janë 46 fëmijë, pjesa tjetër 13 prej tyre janë pjesë e programit të gjysmë-pavarësimit./Gazeta inFokus/
Besarta Qadraku
Të tjera
-
Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK),...
-
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi: Kosova vatër serbe që nuk do ta lëmë
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije e ka përmendur Kosovën ...
-
Aktori i njohur i humorit pranon Islamin?
Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të njohur të humorit, afirmuar e bërë e...
-
72 vjeçarja nga Kumanova mashtrohet nga shitësit e druve, raporton rastin në polici
MPB në Maqedoninë e Veriut njoftoi se një grua nga Kumanova 72 vjeçare ka rap...
-
Protestë më 1 maj, Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK),...
-
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi: Kosova vatër serbe që nuk do ta lëmë
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije e ka përmendur Kosovën ...
-
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka deklaruar pasurinë në Agjencinë...
-
Rama: Mbrëmë punonjës të “Pastrimi”, kanë sulmuar fizi*isht punonjësit e ri të kontraktuar për mbledhje të mbeturinave
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se mbrëmë ekipjet e kontrakt...
-
Haxhiu: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës e hap rrugën për padi për gjenocid ndaj Serbisë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaron se anëtarësimi i Kosovës në ...
-
Tregu i përbashkët europian, 1 miliard euro drejt Shqipërisë
Marrëveshja që i lejon Shqipërisë të jetë pjesë e tregut të Përbashkët të Bas...
-
“Prishtina me Skënderbeun”, manifestim i madh për ditëlindjen e heroit
Për nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,...
-
Së shpejti Kosova me Agjenci për Siguri Kibernetike
Së shpejti pritet të funksionalizohet Agjencia për Siguri Kibernetike në kuad...