Lajme

Meridian Express solidarizohet me muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 13 October 2020

Tani është bërë traditë e Meridian Express ndërmarrja e veprimeve vetëdijësuese, lidhur me fushatën kundër kancerit të gjirit nëpër të gjitha marketet.

Muaji tetor siç njihet ndryshe si muaji i ndërgjegjësimit rreth kancerit të gjirit, përkrahet edhe këtë vit nga Meridian Express e cila po ndërmerr veprime vetëdijësuese duke i’u bashkangjitur kështu fushatës botërore për këtë qëllim. Prandaj këtë vit, Meridian ka vendosur shenjën simbolizuese të fushatës botërore për kancerin e gjirit në uniformën e punonjësve të marketeve të saj, si shenjë e solidarizimit me personat e diagnostifikuar nga kjo sëmundje si dhe rritjen e vetëdijësimit për zbulim të hershëm dhe parandalim të kancerit në gji.

“Si rrjet i marketeve në vendin tonë, ne kemi dashur që të ndihmojmë dhe të bashkohemi në fushatën për kancerin e gjirit. Marketet tona frekuentohen nga dhjetëra mijëra gra dhe burra gjatë ditës, nëna dhe vajza të moshave të ndryshme, të cilat duhet të jenë të mirë-informuara për këtë sëmundje, prandaj të gjitha gratë dhe femrat i këshillojmë të ndërgjegjësohen, të bëjnë kontrollat e nevojshme me kohë sepse diagnostifikimi i hershëm shpëton jetën. Misioni ynë është që përmes kësaj kampanje, të kujdesemi për shëndetin e konsumatorëve tanë dhe kjo fushatë e përmbushë këtë synim që ne e kemi, për çdo ditë” ka thënë Yllka Mustafa Vejsa, menaxhere për Marrëdhënie me Publikun në Meridian Express.

-Advertisement-

Po ashtu në secilin prej 39 marketeve të saj, Meridian Express ka vendosur postera për rritjen e vetëdijesimit për këtë sëmundje e cila shënohet në të gjithë botën, përgjatë muajit tetor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera