Konfirmohet: Vedat Muriqi do të grumbullohet për ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut
Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 30 September 2020
Kosova po bëhet gati për njërën nga ndeshjet më të mëdha në histori të saj, ajo me përballjen me Maqedoninë e Veriut.
Me 8 tetor Kosova udhëton drejt Shkupit për t’u ndeshur me Maqedoninë në kuadër të ndeshjes gjysmëfinales së Ligës së Kombeve për kualifikim në Kampionatin Evropian.
Ditëve të fundit ekipi ynë është përballur me shumë telashe për shkak të pandemisë por edhe lëndimeve, megjithatë gjërat së fundmi kanë nisur të përmirësohen.
Kështu thotë edhe ndihmëstrajneri te Kosovës, Muharrem Sahiti i cili për “Zeri.info” ka thënë se dy yjet e Kosovës, Vedat Muriqi e Milot Rashica pritet të jenë pjesë e grumbullimit.
“Sigurisht që problemet janë të mëdha për shkak të pandemisë, por them se deri në këto moment gjërat janë mirë. Ne me 5 tetor e kemi grumbullimin dhe aty do të dihet saktë se çfarë do të ndodhë, edhe pse edhe tash e dimë por mbetet të shihet sesi do të kalojë kjo javë a do të kemi ndonjë lëndim apo probleme tjera”, ka thënë Muharremi Sahiti për “Zeri.info” duke konfirmuar se edhe Vedat Muriqi i cili këtë afat kalimtar iu bashkua Lazios do të jetë pjesë e grumbullimit, derisa Milotin po e ndjekin nëse do të jetë 100 përqind i gatshëm.
“Gjasat që ata të jenë pjesë e ekipit janë shumë të mëdha. Vedati do të ftohet në ekip, sigurisht nëse gjërat nuk ndryshojnë deri me 5 tetor. Miloti pas lëndimit me Moldavinë ka pasur stërvitje me pak, pra kishte kufizime. Mbetet të shihet nëse do të jetë në gjendje qindpërqind por edhe tek ai besojmë. Pra nëse nuk ndryshojnë gjërat këtë javë ai do të jetë pjesë e jona”, ka thënë Sahiti duke shtuar se pavarësisht se cilët lojtarë do t’i kenë në dispozicion ata në Shkup do të kërkojnë vetëm fitore.
”Ne atje shkojmë për fitore dhe nuk ka alternativë tjetër. Me ata lojtarë që kemi në dispozicion me ata shkojmë për të dhënë gjithçka për ta realizuar këtë ëndrrën të madhe që po e përjetojmë. Ne tash nuk do t’i vajtojmë lojtarët që nuk do t’i kemi. Me ata që do t’i kemi shkojmë me të gjitha forcat, sigurisht aq më mirë do të ishte nëse jemi të kompletuar pasi gjasat atëherë do të jenë shumë më të mëdha për kualifikim”, ka përfunduar Muharrem Sahiti. /Zeri.info
Të tjera
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...
-
Wall Street Journal: Agjencitë amerikane të zbulimit thonë se ndoshta Putini s’e ka urdhëruar vrḁsjen e Navalnyt
Sipas një artikulli të gazetës ‘Wall Street Journal’ të publikuar të shtunën,...
-
Ahmeti: Nuk vendos Mickoski a shkon BDI-ja në opozitë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se n...