Lajme

Humb jetën një shtetas i Shqipërisë në Kosovë, po punonte në një shtëpi private në Deçan

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 30 September 2020

Një shtetas i Shqipërisë ka humbur jetën derisa ishte duke punuar në një shtëpi private dhe është rrëzuar.

Pas lëndimeve të rënda të marra nga rrëzimi, viktima ka ndërruar jetë në QKUK, shkruan gazeta inFokus.

Rasti ka ndodhur të martën  në fshatin Isniq të Decanit.

-Advertisement-

“Fsh. Isniq, Deçan 29.09.2020 – 11:00.  Është raportuar se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë derisa kishte qenë duke punuar në një shtëpi private dyshohet se ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime trupore. Viktimës ndihma e parë mjekësore  iu ka dhëne në Spitalin Rajonal në Pejë, pastaj për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore ishte dërguar në QKUK i cili rreth orës 21: 00 ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe inspektorët komunal, kurse trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.”, njofton Policia e Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera