Ja kush përfiton nga fondi 87 milionë eurosh për rimëkëmbje ekonomike
Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 28 September 2020
Qeveria e Kosovës ka votuar sot për ndarjen e mjeteve në kuadër të fondit për rimëkëmbje ekonomike, të cilat ndahen si subvencionim për koston e pagave që kanë bizneset në Kosovë.
87 milionë euro është shuma e përgjithshme nga e cila do të mbështeten bizneset, familjet me asistencë sociale, bujqit, fusha e ndërmarrësise, institucionet e kulturës, ndërmarrjet publike, familjet nga komunitetet jo shumicë dhe promovimi i punësimit të grave.
Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, kryeministri Avdullah Hoti tha se në ditët në vijim Ministria e Financave do të procedojë me pagesat për të gjitha kategoritë që është vendosur të mbështetën.
“Nga 87 milionë euro, 60 milionë euro do të mbështeten bizneset, varësisht prej numrit të të punësuarve që kanë, do ta thjeshtësojmë këtë çështje në maksimum duke mos kërkuar që bizneset të aplikojnë në Ministri të Financave për të marrë këto fonde por do të përdorim kritere shumë të thjeshta bazuar në numrin e punëtorëve që kanë bizneset në dhjetorin e vitit 2019… E dyta, nga kjo shumë 7.5 milionë euro do të ndajmë për asistencë sociale për familje që janë në asistencë sociale, shtesë prej asistencës të rregullt që e marrin, do të marrin 7.5 milionë euro për muajin tetor deri në dhjetor, e treta, Ministrisë së bujqësisë i janë ndarë nga kjo shumë edhe 12 milionë euro për dyfishimin e subvencioneve në bujqësi”, tha Hoti.
Të gjithë bujqit që marrin subvencione për kultura bujqësore, do të marrin dyfish subvencione si ndihmë për të tejkaluar situatën e krijuar nga pandemia me COVID-19.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë u ndanë edhe 1 milion euro për fushën e ndërmarrësisë, 1 milion për ndërmarrjet publike që janë në vështirësi si pasojë e pandemisë, 2.5 milionë për artistë, institucione të kulturës që janë në kuadër të MKRS-së, organizata që promovojnë kulturën në Kosovë dhe federata sportive.
Nga fondi 87 milionësh, 1 milion shkojnë për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, 1 milionn për zyrën për komunitete, mjete këto të destinuara për familjet nga komunitetet jo shumicë që janë në gjendje të vështirë materiale.
Gjithashtu, ekzekutivi votoi për ndarjen prej 1 milion euro për Agjencinë për Barazi Gjinore, me qëllim të promovimit të punësimit të grave në sektor të ndryshëm./G.Kadrija
Të tjera
-
Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK),...
-
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi: Kosova vatër serbe që nuk do ta lëmë
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije e ka përmendur Kosovën ...
-
Aktori i njohur i humorit pranon Islamin?
Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të njohur të humorit, afirmuar e bërë e...
-
72 vjeçarja nga Kumanova mashtrohet nga shitësit e druve, raporton rastin në polici
MPB në Maqedoninë e Veriut njoftoi se një grua nga Kumanova 72 vjeçare ka rap...
-
Protestë më 1 maj, Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK),...
-
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi: Kosova vatër serbe që nuk do ta lëmë
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije e ka përmendur Kosovën ...
-
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka deklaruar pasurinë në Agjencinë...
-
Rama: Mbrëmë punonjës të “Pastrimi”, kanë sulmuar fizi*isht punonjësit e ri të kontraktuar për mbledhje të mbeturinave
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se mbrëmë ekipjet e kontrakt...
-
Haxhiu: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës e hap rrugën për padi për gjenocid ndaj Serbisë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaron se anëtarësimi i Kosovës në ...
-
Tregu i përbashkët europian, 1 miliard euro drejt Shqipërisë
Marrëveshja që i lejon Shqipërisë të jetë pjesë e tregut të Përbashkët të Bas...
-
“Prishtina me Skënderbeun”, manifestim i madh për ditëlindjen e heroit
Për nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,...
-
Së shpejti Kosova me Agjenci për Siguri Kibernetike
Së shpejti pritet të funksionalizohet Agjencia për Siguri Kibernetike në kuad...