Lajme

Njësitë e EULEX-it dalin nga zyrat e OVL-UÇK pas disa orësh

Autori: Gazeta inFokus 19:28 | 25 September 2020

Pas më shumë se 7 orësh, njësitë e EULEX-it kanë dalë nga zyrat e Organizatë së Veteranëve në Prishtinë.

Këto njësi arrestuan kryetarin e kësaj organizate, Hysni Gucatin të cilin tashmë e kanë nisur për në Hagë.

Ndërsa më shumë se 4 orë pas arrestimit njësitë e Eulex-it vazhduan bastisjen në zyrat e OVL-UÇK-së.

-Advertisement-

Ky është arrestimi i tretë nga Gjykata Speciale ndërsa arrestimi i parë u bë të enjten, ku u arrestua, ish eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Po ashtu pas Gucatit u arrestua edhe nënkryetari i OVL- UÇK -së, Nasim Haradinaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera