Lajme

Qumështarët i bien pishman, anulojnë protestën

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 22 September 2020

Shoqata e Fermerëve Kosovar të Qumështit, ka njoftuar se e ka anuluar protestën e datës 23 shtator.

Këtë e kanë bërë të ditur nga kjo shoqatë përmes një njoftimi pas takimit që kanë pasur me ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa.

“Duke u bazuar ne zotimet e ministrit z.Besian Mustafa se janë duke vepruar si qeveri qe shume shpejt ky problem te zgjidhet, po ashtu drejtori I qumështores Vita duke u bazuar ne premtimet e qeverise e anuloj vendimin me te cilin ditën e hënë 21.09.2020 parashihej ndërprerja e pranimit te qumështit si nga fermerët po ashtu nga pikat grumbulluese.

-Advertisement-

Në komunikatë̈ theksohet se vendimi për pranimin e qumështit do te zgjatet deri me datën 01.10.2020 me mundësi te rishqyrtimit te këtij vendimi nëse qeveria merr hapa konkret.

Kjo protestë u paralajmërua pasi qumështarët kosovarë u detyruan të derdhin qumështin kjo pasi fabrikat nuk e pranonin atë sepse kishin sasi të mjaftueshme./Gazeta inFokus/

LEXO EDHE: Lumenjtë mbushen me qumësht kosovar, tregu me qumësht të huaj

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera