EULEX-i ofron 82 mijë euro shpërblim për t’u gjetur autorët e vrasjes së një pjesëtari të vet 7 vjet më parë
Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 19 September 2020
Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), ka kujtuar sot zyrtarin doganor të EULEX-it, Audrius Shenaviqius, i cili ishte vrarë shtatë vjet më parë.
Shenaviqius, kujton EULEX-i, ishte qëlluar për vdekje nga persona të panjohur në pjesën veriore të Kosovës gjersa kishte qenë duke udhëtuar me veturë për në punë. Autorët e asaj vrasje ende nuk janë identifikuar.
EULEX-i i bën thirrje çdo personi që mund të ketë informata të cilat mund t’i dalin në ndihmë policisë që të paraqiten.
“Misioni ofron një shpërblim prej 82.000 euro për informata që shpijnë në arrestimin dhe dënimin e autorit (autorëve) të kësaj vrasje. Për detaje rreth raportimit të ndonjë informate lidhur me vrasjen e Audrius, ju lutem të kontaktoni +383 38 284 181”, njofton EULEX-it.
Tek përmendorja e tij ka shkuar edhe shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.
“Sot ne qëndrojmë këtu në vendin ku kolegu ynë Audrius Shenaviqius nga Lituania ishte vrarë para plot shtatë viteve”, tha Wigemark. “Ky krim ende nuk është zbardhur. Përkundër hetimeve të gjata, fillimisht nga vet EULEX-i, vrasja vazhdon të mbetet e pazgjidhur. Kur EULEX-i përfundoi mandatin e tij ekzekutiv në sektorin e drejtësisë në vitin 2018, lënda e këtij rasti të vrasjes është dorëzuar tek autoritetet prokuroriale të Kosovës. Ato tani janë duke e ndjekur rastin por ende pa rezultate”, tha tutje shefi i EULEX-it.
Sipas tij, kjo është arsyeja se përse i bën thirrje çdo personi që ka informata rreth këtij rasti, çdo personi që di ndonjë gjë për atë se çka ka ndodhur këtu shtatë vite më parë, që të del përpara dhe të shpjegojë atë që ka ndodhur.
“Anonimiteti juaj do të jetë i garantuar. Për informata që do të shpijnë në zgjidhjen e rastit po ashtu do të jepet edhe shpërblim financiar i konsiderueshëm. Por kjo nuk ka të bëjë me para, kjo ka të bëjë me drejtësi dhe një shembull tjetër i mosndëshkueshmërisë. Drejtësia nevojitet për familjen e viktimës, për të gjithë këtu në Kosovë, për rajonin, si dhe për Bashkimin Evropian”, tha ai.
Të tjera
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, e nuk janë të gatshëm t’i heqin masat Kosovës
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave...
-
“Bajraktarët” e Shqipërisë nisin kontrollet nga ajri
Në ditët që vijnë do të nisin kontrollet e para nga ajri, përmes fluturimeve ...
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Ditët e fundit, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Ol...
-
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle
Që prej 1 majit, kalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhen pa kontrolle kufita...
-
Zbulohet statuja e Skënderbeut në Gjakovë, marrin pjesë pozitë e opozitë
Këtë të shtune është zbuluar statuja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skë...
-
Mungesa e pasaportave të reja në Maqedoninë e Veriut: Sytë kah Shqipëria dhe Mali e Zi për pushime
Mile Jovanovski me dy fëmijët e tij dhe bashkëshorten, këtë vit pushimet vero...
-
Ekspertët kinezë dhe francezë kërkojnë të ardhmen shumëpalëshe në forumin e qeverisjes globale
Më shumë se 100 ekspertë kinezë dhe francezë u mblodhën në Paris të enjten pë...
-
Inspektorati i Prishtinës parandalon uzurpimin e një hapësire në lagjen Dardania, gjobit palën
Inspektorati i Prishtinës gjatë ditës së shtunë ka parandaluar tentim uzurpim...
-
BE: Këshilli do të diskutojë për masat ndaj Kosovës në bazë të një raporti të Borell mbi përmbushjen e kushteve
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë në linjë me konkluzion...
-
Voziti me fëmijë në prehër, dënohet me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patentë shoferi për 6 muaj
Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer në qytetin e Mitrovicës, pasi i një...
-
Lajçak: Kosova ta bëjë Asociacionin, Serbia t’ia njohë simbolet, dokumentet e institucionet
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe S...
-
Qytetarët në Ferizaj dalin në ‘peshkim’ pas reshjeve të shiut
Qytetarët në qytetin e Ferizajt kanë shfrytëzuar rastin që të ironizojë pas p...