Kryetari i Kamenicës publikon pamje nga rrënim i kazinove në Karaçevë
Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 19 September 2020
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës mbrëmë ka zhvilluar një operacion të madh në Karaçevë të Kamenicës.
Përveç arrestimeve që janë bërë, janë rrënuar edhe objektet ku zhvilloheshin aktivitete ilegale. Për këtë aksion të Policisë, ka reaguar edhe Kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kastrati ka publikuar pamje se si po rrënohen kazinotë në këtë pjesë.
“Ora 03:00 e mesnatës. Komuna, në bashkërendim me institucionet e sigurisë, po vazhdon me rrënimin e të gjitha objekteve që kanë qenë të destinuara si kazino”, ka shkruar Kastrati.
Ky operacion që vlerësohet të jetë më i madhi i këtij lloji në Republikën e Kosovës, vjen pas një hetimi gati njëvjeçar të udhëhequr nga Prokuroria e Gjilanit, lidhur me pretendimet për veprimtari të paligjshme në atë pjesë.
Sipas Prokurorisë së Gjilanit, aksioni është kryer nën dyshimin për bixhoz të paligjshëm, trafikim me njerëz, trafikim me armë, trafikim me narkotikë, kontrabandim me mallra dhe aktivitete të tjera kriminale.
E për këto dyshime, pas prangave janë vënë 33 persona, prej të cilëve 10 janë zyrtarë policorë, si dhe janë sekuestruar aparate të lojërave të fatit, rreth 120 gjedhe, si dhe gjësende të ndryshme si prova materiale, që dyshohet të jenë përdorur në aktivitete kriminale.
“Deri në lëshimin e kësaj komunikate, në lidhje me rastin janë arrestuar gjithsej 33 persona të dyshuar, në mesin e tyre 10 zyrtarë policorë, të cilët brenda afatit ligjor do të paraqiten para gjyqtarit të procedurës paraprake, janë sekuestruar aparate të lojërave të fatit, rreth 120 gjedhe, si dhe gjësende të ndryshme si prova materiale, që dyshohet të jenë përdorur në aktivitete kriminale”, ka njoftuar Prokuroria.
Të tjera
-
Shpejtim Bulliqi i jep 30 mijë euro më shumë kompanisë për rregullimin e trotuareve?
Hiq më pak se 30 mijë euro më shumë i pari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi duke...
-
Bislimi takon dy deputetë zviceranë dhe kryetarin e Këshillit Nacional, flasin për Kosovën në KiE
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është takuar me deputetët zvic...
-
Nënshkruhet tenderi 1.7 milionësh për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës
Ministria e Infrastrukturës ka dhënë tenderin për zgjerimin e rrugës nga Ura ...
-
Nderohen Albright dhe ushtarët e vrarë gjatë bombardimeve, Osmani: Do të jetojnë përherë në zemrën e çdo qytetari
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë të martën në ceremoninë e...
-
“Jo me 100 euro me dal në pension”, “Qeveri realizo kërkesat tona..” me këto parulla nisë protesta e SBASHK-ut drejt qeverisë
Tashmë ka nisur protesta e paralajmëruar e Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe...
-
Von Cramon kërkon nga BE-ja ta përzë Serbinë: S’ka më para të Evropës, e as pako të zgjerimit për të
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon përmes një ...
-
Shtatë raste të dhu*ës në familje vetëm për një ditë në Kosovë
Për vetëm 24 orë, Policia e Kosovës ka raportuar për 7 raste të dhunës në fam...
-
Në Kosovë ditë pushimi, në Hagë vazhdon gjykimi kundër ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po vazhdon gjykimi kundër ish-k...
-
Vulin i sanksionuar nga SHBA, pjesë e qeverisë së Serbisë, reagon DASH
Departamenti Amerikan i Shtetit është shprehur i zhgënjyer me emrat e propozu...
-
Afro 100 punëtorë të lënduar këtë vit: Sigurimi shëndetësor në sirtar
Vesel Zhinopotoku, nga Inspektorati i Punës, thotë për Radion Evropa e Lirë s...
-
Vra*ja në Skenderaj, eksperti thotë se i akuzuari s’ka pasur tronditje mendore në ditën kritike
Psikiatri Ajet Bunjaku në cilësinë e ekspertit, të martën në Gjykatën Themelo...
-
Humb jetën në mënyrë tragjike mergimtari nga Vushtrria
Një mërgimtar nga Vushtrria ka ndërruar jetë tragjikisht para dy dite në Gjer...