Lajme

Ankohet Policia e Kosovës: Me Qeverinë Kurti morëm 300 euro për dy muaj, me Qeverinë Hoti u ndalën

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 15 September 2020

Policia e Kosovës shpejt mund të dal në protesta.

Kjo pasi po thonë që kërkesat e tyre nuk po merren parasysh nga Qeveria Hoti dhe se janë në gjendje të rënduar edhe shkaku i pandemisë, shkruan Gazeta Infokus.

Shaban Tasholli, përfaqësues i Sindikatës së Policisë së Kosovës në Komisionin për Çështje të Sigurisë ka thënë që Qeveria Kurti ua ndau 300 euro për dy muaj, ndërsa tash Qeveria Hoti janë ndalë të gjitha.

-Advertisement-

“Protesta do të ndodhë dhe ne protestën mund ta kemi në kontroll 1 orë.  Nuk dëshirojmë protestën, por jemi në situatën që jemi të detyruar ta bëjmë. Në Qeverinë e Kurtit me ministrin Xhelal Sveqla kemi arrit t’i merrnim 300 euro për dy muaj. Tani me Qeverinë e Hotit ndalen të gjitha, nuk ka asnjë përgjigje”, është shprehur ai.

“14 orë çizmet nuk na ndahen. Policia nuk ka shujta 12-orëshe, që me ligj i takon. Nuk i paguhen orët shtesë. Kërkesa jonë është që të realizohet paketa 300 eurove, ndërrimi i natës, puna jashtë orarit dhe shujta. Asnjë përgjigje s’kemi nga Qeveria e Kosovës. Ne e kemi sot afatin e fundit për kërkesat tona. E them me shumë përgjegjësi, se policia është mbështetur për muri”.

Sindikata e Policisë së Kosovës i kishte dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës që deri të martën e 15 shtatorit të u plotësohen kërkesat, për të cilën thonë që nuk kanë marrë përgjigje.

Kësisoj, Sindikata ka paralajmëruar që shumë shpejtë edhe mund të ketë protesta./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera