Përse duhet të flini në shpinë? – Përfitimet në shëndetin e lëkurës
Autori: Gazeta inFokus 08:08 | 14 September 2020
Ka fakte interesante mes shëndetit dhe pozicionit të gjumit. Këto fakte fillojnë që nga mirqenia e lëkurës e deri tek kockat. Një studim shpjegon se zakonet e këqija dhe pozocioni i gjumit mund ta bëjnë fytyrën tuaj me rrudha. Kjo u zbulua nga Dr. Kiran Loha, një mjek specialist i lëkurës i cili zbuloi se problemet e lëkurës lindin për shkak të pozicionit të gabuar të gjumit.
Nëse jeni ende nën 30 vjeç, rrudhat e imëta nuk janë aq të dukshme, por nëse jeni në moshën 30 vjeç e lart, atëherë do të jetë shumë e qartë. Pra, cili është pozicion më i mirë dhe i saktë i gjumit? Ekspertët shpjegojnë se të flesh me shpinën mbështetur dhe ftytrën lart mund të sjellë një sërë benefitesh në shëndet.
Shëndeti i lëkurës
Siç edhe shpjeguam gjumi i mirë parandalon rrudhat në fytyrë. Kjo sepse shpërndarja e lëngjeve dhe gjakut në fytyrë dhe trup do të jetë shumë e njëtrajtshme e pa pengesa përveç kësaj bën që poret e lëkurës të marrin oksigjen të mjaftueshëm. Fjetja në këtë pozicion duke mbajtur shpinën mbështetur në dyshek është shumë e mirë për shëndetin e lëkurës së të gjithë trupit dhe jo vetëm fytyrës.
Qarkullim i mirë i gjakut
Fjetja mbi stomak ose pozicion anësor mund të pengojë rrjedhën e lirshme të gjakut. Nëse gjaku nuk qarkullon si duhet në trup do të shikoni pasoja në lëkurë apo sy te nxirë pasi zgjoheni.
Parandalon rrudhat e fytyrës
Për ata që pëlqejnë të flenë në pozicion anash, duhet të dinë se kjo do të ushtrojë presion mbi lëkurë në njërën anë të trupit tuaj. Nëse ky model fjetje ju është bërë një zakon i për natëshëm, do të ndikojë negativisht në lëkurën e fytyrës tuaj dhe në shfaqjen e rrudhave në anën ku ushtrohet presion. Fjetja në shpinë gjithashtu mund të ju ndalojë dhimbjen e trupit pasi zgjoheni nga gjumi. E kjo sepse pozicioni anësor i gjumit i bën muskujt e trupit të shtypen dhe të mos jenë të relaksuar./AgroWeb
Të tjera
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...
-
Shoferja godet me veturë policin në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e ci...
-
Gjendet i vde kur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Ra...
-
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e plag osjeve në Lupç të Podujevës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Goditet për vd*kje një 50-vjeçar në Durrës
Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksi...
-
Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Repor...
-
Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nga dita e sotme është “Qytetar Nderi” ...
-
Gjykata Themelore e Prishtinës ia cakton një muaj paraburgim Arian Sijarinës
Gjykata Themelore e Prishtinës më 03.05.2024 ka caktuar masën e paraburgimit ...