Facebook kërcënon me ndalimin e shpërndarjes së lajmeve në Australi
Autori: Gazeta inFokus
10:19 | 01 Shtator 2020
Facebook kërcënoi se do t’i ndalojë përdoruesit të shpërndajnë lajme në Australi, ku autoritetet janë duke përgatitur një ligj të ri, që do ta detyrojë rrjetin social t’i paguajë botuesit për artikujt e tyre.
Rregullatorët duan që gjigantët e teknologjisë, si Facebook dhe Google, të paguajnë për përmbajtjen e ripostuar nga mediat. Muajin e kaluar, Google i paralajmëroi përdoruesit se, për pasojë, shërbimet e tij të kërkimit mund të jenë “shumë më të këqija”.
Paralajmërimi i fundit i Facebook-ut për të bllokuar shpërndarjen e lajmeve i përshkallëzoi tensionet midis firmave të teknologjisë dhe rregullatorëve.
Rrjeti i mediave sociale tha se nëse legjislacioni i propozuar bëhet ligj, ai do t’i ndalojë australianët të shpërndajnë lajme në Facebook dhe në degën e tij, Instagram.
Komisioni Australian i Konkurrencës dhe Konsumatorëve tha se i ka hartuar rregullat për të “barazuar fushën e lojës” midis gjigantëve të teknologjisë dhe botuesve, që, sipas tij, janë duke luftuar, për shkak të humbjes së të ardhurave nga reklamat.
“Kodi, thjesht, synon të sjellë drejtësi dhe transparencë në marrëdhëniet e Facebook-ut dhe Google-it me bizneset australiane të mediave të lajmeve”, tha kryetari i Komisioni Australian i Konkurrencës dhe Konsumatorëve, Rod Sims.
Por, në një blog online, drejtori menaxhues i Facebook-ut për Australinë dhe Zelandën e Re, Will Easton, tha se projektligji “e keqkupton dinamikën e internetit dhe do t’i dëmtojë organizatat e lajmeve që qeveria po përpiqet t’i mbrojë”, shkruan Rel. Sipas tij, kjo do ta detyronte Facebook-un të paguante për përmbajtjen që botuesit e vendosin vullnetarisht në platformë, për të gjeneruar trafik në faqet e tyre të lajmeve.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...






























