Zëvendëskryeministrja e kërkon PDK-në të futet në Qeveri!
Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 10 August 2020
Nisma Socialdemokrate ka shfaqur besimin karshi shefit të qeverisë, Avdullah Hoti për dialogun me Serbinë. Ani pse zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj nuk ishte pjesë e takimit të fundit kokë më kokë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ajo i beson parimeve paraprake për dialogun ndërmjet partnerëve qeverisës.
Karshi qëndrimeve mosbesuese të AAK-së për diskutimet e brendshme të këtij takimi, Balaj-Halimaj thotë se kjo parti duhet t’iu besojë partnerëve deri në fund, ose të ndërpresë bashkëpunimin.
Por pavarësisht kësaj, zëvendëskryeministrja, Balaj-Halimaj në një intervistë për KosovaPress u shpreh se këto mospajtime nuk janë të domosdoshme për prishjen e koalicionit qeverisës.Derisa kërkon edhe zgjerimin e këtij koalicioni qeverisës me përfshirjen e partisë opozitare PDK-së.
“Në disa takime kemi qenë, ndërsa në takimin me Vuçiq nuk kemi qenë. Kjo ka qenë ndoshta, ekskluzivisht e drejtë e kryeministrit për të pasur secilin me veti. Nëse do të merrte zotëri Selimin unë do të mbetsha jashtë sepse takimi ka qenë një plus një, e më pastaj ndoshta do të kisha deklarata të tilla edhe unë. Por fare s’është e rëndësishme kjo, sa është se nëse i jep besim me votë dikujt atëherë edhe duhet t’i besosh për tema që i ngritë dhe i fol. Për shkak se kryeministri aty nuk ka thënë asgjë jashtë asaj që jemi dakorduar të tre partnerët e koalicionit. Kur i beson një partneri tjetër është mirë t’i besosh deri në fund, ose në momentin kur nuk i beson më është t’ia heqësh besimin ose mos të bashkëpunosh më tepër me ta”, thotë ajo.
Ndërkohë, vartësja e kryeministrit Hoti e konsideron joserioze iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje për të rrëzuar qeverinë aktuale përmes një mocioni të mosbesimit.
“Mund të ketë mospajtime të partnerëve në koalicion për tema të ndryshme, por nuk është e domosdoshme të prishet koalicioni për një mospajtim ose një tjetër. Ata kanë dashur të bëjnë një spektakël sepse ata e dinë që nuk i kanë numrat për rrëzimin e qeverisë. Madje nuk e di që i kanë numrat edhe për të vendosur në seancë këtë mocion”, u shpreh ajo.
Si kundërpërgjigje e kësaj iniciative, zëvendëskryeministrja Balaj-Halimaj thotë se për shkak të nevojës për unitet për dialogun me Serbinë dhe propozim-aktakuzave ndaj dy liderëve të UÇK-së, presidentit Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit, partia e këtij të fundit duhet të jetë pjesë e qeverisë Hoti.
“Ne e kemi qëndrimin se edhe PDK-ja duhet të jetë pjesë e kësaj qeverie. Për shkak se ne duam të jemi unik përballë Serbisë me dialog dhe secili subjekt politik që i bashkohet kësaj ideje që qëllimi kryesor të jetë njohja mes dy shteteve të jemi më të qëndrueshëm dhe bashkuar”, u shpreh ai.
Dallimet me AAK-në, zëvendëskryeministrja nga radhët e Nismës i shfaqi edhe për hyrjen e xhandarmerisë serbe në fshatin Karaçevë të Kamenicës, ku thotë se i besojnë deklaratave të KFOR-it se ato kanë qenë patrullime të përbashkëta.
“Derisa KFOR-i deklarohet ose del me një deklaratë të tillë ne i besojmë dhe vazhdojmë të mendojmë që ato kanë qenë patrullime të përbashkëta. Nuk ka asnjë nevojë që të shqetësohen qytetarët atje. Ne dhe secili qytetar i Republikës së Kosovës është në gjendje të mbrojë me çdo kusht atë vend dhe secilin pjesë të Republikës së Kosovës”, thotë ajo.
Sa i përket menaxhimit të situatës me pandeminë COVID-19, Balaj Halimaj tha se nga data 15 gusht presin të vijnë aparatura të reja për testet RT-PCR. Derisa thotë se çdo rekomandim të IKSHP do të kthejnë në vendime, qofshin edhe ato për marrjen e masave më rigoroze.
Të tjera
-
Ndahet nga jeta infermieri dhe veterani i UÇK-së
Ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe infermieri Skender Hoti, ng...
-
Behrami: Kurti është mjeshtër i manipulimit publik, krejt ka me i pranu
Sipas analistit Artan Behrami, kryeministri Albin Kurti është “mjështër i man...
-
Tubimi me rininë në Prishtinë, Abdixhiku përmend zgjedhjet: LDK e mobilizuar, e fortë përballë secilës betejë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia që ai udhëheq është e g...
-
Osmani tregon për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë: Mundësi e vlefshme për të nxitur më shumë bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Biznesit SHB...
-
Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Mision...
-
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçani...
-
LDK: Keqardhje për këtë Qeveri që ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj t...
-
Takimi i sotëm në Strasburg përfundon pa e futur Kosovën në agjendën për mbledhjen e Komitetit të Ministrave
Takimi i sotëm në Strasburg i zëvendësministrave të Jashtëm të shteteve anëta...
-
EULEX-i ushtron Policinë e Kosovës për menaxhimin e përbashkët të krizave
Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it (NJPS) mori pjesë sot në ushtri...
-
(PAMJE) Vetëaksident me motoçikletë në Prishtinë, ka të lënduar
Një vetëaksident trafiku me motoçikletë ka ndodhur para pak minutave në rrugë...
-
AAK-ja krijon Shtabin për Zgjedhje Parlamentare
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftu...
-
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë
Qeveria austriake planifikon marrëveshje për transferimin e kriminelëve të dë...