Lajme

E konfirmon Infektologu – Gjendje të lehtë nuk kemi

Autori: Gazeta inFokus 21:41 | 09 August 2020

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ri-fillimin e hapjes së ekonomisë çdo ditë raportohen shifra rekorde të atyre që duhet të kërkojnë shpëtim në qendrat spitalore në Kosovë.

Në reportazhin e realizuar nga Gazeta inFokus brenda Klinikës Infektive, shihet se gjendja e pacientëve të shtrirë aty nuk është aspak e lehtë.

Këtë e konfirmon dhe Infektologu, Veli Rexha.

-Advertisement-

“Është i mbushur reparti B. Kemi gjendje të rëndë, mesatarisht të rëndë, të lehtë nuk kemi”, thotë ai për ekipin e Gazetës inFokus, i cili sjellë pamje të pa para më parë nga kjo klinikë.

Në këtë institucion shëndetësor, e lehtë nuk është as puna e mantelbardhëve që çdo ditë për të hyrë tek pacientët duhet të sigurohen mirë.

Ekipi i Gazetës inFokus ka qëndruar një ditë të tërë në Klinikën Infektive për të parë nga afër gjendjen e të infektuarve me Covid-19, sfidat e mjekëve dhe kushtet në të cilat ata punojnë.

Është e vështirë të përcillet tek shikuesit krejt çfarë ndodhë në ambientet ku zhvillohet beteja për jetë a vdekje.

Ndiqeni në vazhdim të plotë reportazhin special që tregon gjithçka çfarë po ndodhë brenda mureve ku po zhvillohet beteja për jetë e mjekëve dhe të sëmurëve me Covid-19./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera