Deputetja e PDK’së: Provokimet e xhandarmërisë duan përgjigje
Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 08 August 2020
Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu ka reaguar pas raportimeve të djeshme të futjes së xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenicës.
Musliu tha se ka pritur dje nga ambasadat e huaja në Kosovë që të reagojnë lidhur me këtë.
“Si deputete dhe si anetare e Komisionit Parlamentar per Siguri, s’reagova mbrem pas raportimit te informacionit se pjestarë të xhandarmërisë serbe, gjatë ditës së djeshme janë parë teksa kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, saktësisht në Karaçevë të Kamenicës. Jo pse nuk u shqetësova as pse e neglizhova këtë lajm, por thjeshte prita nga Ambasadat Nderkombetare ne Kosovë nje reagim, me që jemi mësuar të degjojmë reagime për çdo gjë, për çdo veprim qoftë edhe kur inicohet ndonjë ligj në Kuvend apo edhe kur zgjidhet ndonjë anëtar bordi i ndonje Agjencie te pavarur”, ka shkruar Musliu në Facebook.
Ajo ka thënë po ashtu se provokimet e tilla kërkojnë përgjigje që duhet të jetë mbrojtja territoriale e Kosovës me çdo çmim.
“Sot po reagoj shkurt, në qetësi dhe pa eufori sepse me detyron BETIMI i Deputetit që kam dhënë që katër mandate në Kuvendin e Kosovës.
Karaçeva është Kosovë e Kosova është shtet i pavarur Sovran e Demokratik. Provokimet e tilla duan përgjigjëje e përgjigjëja jonë duhet të jetë mbrojtja e territoritoriale e Kosovës me çdo kusht e me çdo çmim.
Provokimet e tilla janë qëllim këqija e heshtja është aprovim i të keqes”, ka thënë ajo.
Të tjera
-
Këshilltarja e Kurtit, kandidate për të paren e Preshevës
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe deputeti shqiptar në kuvendin e ...
-
Azemi drejtuar qeverisë: Kemi dalur t’u tregojmë që jeni në fazën e fundit, s’keni punëtorë të sektorit privat
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë ...
-
Hoti: Qeveria e mashtrimit u ka shpallur luftë sindikatave nga marrja e mandatit
Ish-kryeministri Avdullah Hoti, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve ka thënë...
-
Gjeologu paralajmëron lëkundje apokaliptike në Manisa
Edhe pas tërmeteve shkatërrimtare që prekën vendin më shumë se një vit më par...
-
SBAShK me disa kërkesa drejtuar qeverisë, Jasharaj: Të mos na përsëritet viti 2022
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK),...
-
Osmani: Nabërgjani i ripërtrirë është në pritje të drejtësisë
Presidentja Vjosa Osmani kujton 32 martirët e Nabërgjanit të Pejës. Osmani ka...
-
Haradinaj: Sivjet shohim më pak shpresë, më shumë migrim e zhgënjim
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thën...
-
Kurti ngushëllon familjen e Ali Lajҫit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskr...
-
Vuçiq: Gjermania po udhëheq fushatë për pranimin e Kosovës në KiE
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se Gjermania po udhëheq ...
-
Memli Krasniqi: Qeveria t’u ofroj punëtorëve dinjitet, jo më valigje për Evropë
Në ditën e 1 majit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi...
-
Kosova në KiE, Turqia mbështetëse për votimin e ardhshëm
Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë, Sabri Tun...
-
Zhduket një police në Rahovec, nga e diela nuk dihet asgjë për fatin e saj
Një police nga Rahoveci është larguar nga shtëpia, dhe ende nuk dihet asgjë p...