Sport

EKSKLUZIVE: Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë nënshkruan me kampionin e Hungarisë

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 14 July 2020

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, karrierën do ta vazhdoj në kampionatin elitar hungarez, shkruan Gazeta inFokus.

Uzuni që paraqitet për Lokomotivën e Zagrebit ka nënshkruar kontratë me Ferencvarosin që është shpallur kampion i Hungarisë për sezonin 2019/2020.

Gazeta inFokus nga burime të sigurta mëson se futbollisti shqiptar do të kaloj të ekipi hungarez menjëherë pas përfundimit të kampionatit në Kroaci, ku kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund, dhe ku Lokomotiva e Zagrebit po lufton për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.

-Advertisement-

Po rikthehet më i fortë, Myrto Uzuni gjen sërish golin te ...

Lokomotiva e Zagrebit do të përfitoj 1 milionë e gjysmë euro nga Ferencvarosi për futbollistin 25 vjeçar.

Mesfushori nga Berati këtë edicion është paraqitur në 30 ndeshje, duke realizuar 9 gola dhe 6 asiste.

Uzuni ka qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë në grumbullimin e fundit në muajin nëntor për kualifikimet e kampionatit Evropian ‘EURO 2020’, që për shkak të koronavirusit është shtyrë për vitin 2021./Gazeta inFokus/

Fotografia e Myrto Uzuni

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera