Ky është lëngu perfekt për energji dhe rritjen e imunitetit
Autori: Gazeta inFokus 06:44 | 10 July 2020
Lëngjet e frutave dhe perimeve siç është ai me portokall, panxhar dhe karrota, janë të famshëm për vlerat ushqyese që përmbajnë.
Këto lëngje zakonisht përfitohen nga shtrydhja ose copëzimi i tulit të tyre. Lëngu ka një shije të freskët dhe ka përmbajtje të lartë fibre.
Koha e përgatitjes
10 minuta
Për katër persona
Përbërësit
1 panxhar i qëruar
500 gramë karrota të qëruara
700 gramë portokalle të qëruara
Përgatitja
Prini panxharin, karrotat dhe portokallet në copa të mëdha. Kur të pastroni dhe të prisni panxharin ju këshillojmë të përdorni dorashka kuzhine, që të evitoni njollat që lë lëngu i tij. Të gjitha copëzat hidhini në shtrydhëse dhe për 2-3 minuta do të keni gati një lëng shumë të shëndetshëm dhe të shijshëm.
Vlerat e këtij lëngu
Përveç rritjes së imunitetit, lëngu i panxharit, karrotës dhe portokallit ndihmon dhe në pastrimin e mëlçisë nga toksinat. Panxhari është i njohur për aftësitë e tij për uljen e tensionit të lartë si dhe për parandalimin e ngërçit muskulor. Ai është një burim për kalium, magnez, hekur, vitamina të ndryshme A, B6, C, antioksidantë dhe fibra. Portokallet nga ana tjetër, janë të pasura me antioksidant dhe vitaminë C. Sigurisht përmes konsumimit të tyre përfitojmë dhe kalcium, bakër, dhe vitaminën B.
Të fundit, por jo nga rëndësia, karotat ulin rrezikun e sëmundjeve kardio-vaskulare. Ato kanë nivele të lartë të vitaminës A dhe K që ndihmojnë qarkullimin e gjakut. Karrotat quhen dhe super perimet për shëndetin e syve. Ky lëng jo vetëm është plot surpriza në shije, por vjen dhe si një paketë për sistemin imunitar. Mund të konsumohet nga të rriturit dhe fëmijët gjatë vaktit të mëngjesit. Një tjetër lëng shumë i shëndetshëm është ai me panxhar, mollë dhe karrota. Gjeni më poshtë recetën e sugjeruar
Panxhar, Mollë Karrotë
1 panxhar i madh i qëruar
2 karrota të mëdha
1 mollë jeshile
Priteni panxharin dhe më pas hidheni në shtrydhësen e frutave së bashku me të gjithë përbërësit e tjerë. Hidheni lëngun në gotë dhe shijojeni plotësisht duke përfituar një dozë ideale ushqyesish për shëndetin tuaj. Ky lëng ofron shumë energji, lufton lodhjen dhe e ndihmon organizmin të furnizohet denjësisht me oksigjen. Molla është një tjetër frut që përshtatet mirë me panxharin. Ajo përmban antioksidantë dhe lufton inflamacionin./AgroWeb.
Të tjera
-
Presidentja sllovene e përkrah Borut Pahorin që të marrë pozitën e të dërguarit të ardhshëm të BE-së për dialogun
Presidentja sllovene, Natasha Pirc Musar ka mbështetur përpjekjet e paraardhë...
-
Asistentja Parlamentare e PE-së: Nuk ka rrezik që Kosova të mos futet në agjencën e Komitetit të Ministrave
Asistentja parlamentare e PE-së, njëherësh avokuese e madhe e sovranitetit të...
-
Viva Fresh Store renditet si grupi i 5-të më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fr...
-
MPJD konfirmon se Petkoviqit iu refuzua vizita në Kosovë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka konfirmuar për Radio...
-
Zëdhënësi i LVV-së: Rënia në lirinë e mediave s’ka të bëjë me presion e me kufizime nga Qeveria
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka thënë se rënia e Kosovës në in...
-
Mbi 30 të vde*kur nga përmbytjet në Brazil! Bilanci i dëmeve, katastrofik
Këto janë pamjet e përmbytjeve masive në Brazil, pasi një digë u shemb pas re...
-
Raporti për lirinë e medias, Flutura Kusari akuzon qeverinë Kurti për propagandë
Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari i ka reaguar, zëdhënësit të q...
-
Kapet duke vozitur pa kategorinë përkatëse, gjobitet shoferi i kamionit
Policia e Kosovës njofton se të enjten, gjatë patrullimit ka ndaluar kamionin...
-
Certifikohen snajperistët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), u përmbyll me sukses “Kursi Baz...
-
Ahmeti: Ka sinjale që masat sanksionuese ndaj Kosovës mund të largohen
Qeveria e Kosovës vlerëson se padrejtësisht Bashkimi Evropian po i mban masat...
-
Kosova vazhdon lobimin për KiE, MPJD optimist pranim
Kosova po vazhdon të lobojë me intensitet të lartë për anëtarësimin e saj në ...
-
Bogujevci kërkon sqarime pse sigurimi i Kuvendit nuk iu përgjigj dje thirrjes së saj
Një situatë e tensionuar u krijua dje në seancën plenare të Kuvendit të Kosov...